Politike

Mblodhën firmat për shkarkimin e Metës, Spiropali: Çështja shkon në Kushtetuese, nga ne nuk do keni asnjë fishekzjarre për këtë triumf

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali ka thënë ata do të ndjekin të gjitha procedurat parlamentare për të shkarkuar Metën. 
Featured image of article: Mblodhën firmat për shkarkimin e Metës, Spiropali: Çështja shkon në Kushtetuese, nga ne nuk do keni asnjë fishekzjarre për këtë triumf Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se kanë mbledhur firmat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali ka thënë ata do të ndjekin të gjitha procedurat parlamentare për të shkarkuar Metën.

Spiropali është shprehur se pasi ta shkarkojnë Metën në Kuvend dhe më pas çështja shkon në Gjykatë Kushtetuese. Për këtë gjë, Spiropali ka thënë se ata nuk ndihet triumfatorë me fitoren, dhe se nuk do të ketë asnjë fesim nga ata.    

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Lajmi i mirë është që partia më klienteliste në Shqipëri me kryetar Presidentin e Republikës që na ka turpëruar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht në institucionin e vet ka dalë partia më pak e votuar në Shqipëri. Ka marrë ndëshkim nga populli shqiptar dhe të hënën e tutje do ta certifikojë Kuvendi. Kemi filluar procedurat. Kemi mbledhur firmat dhe do të ndjekim procedurat. Do ta shkarkojmë në Kuvend dhe pastaj shkon në Gjykatë Kushtetuese. E ka shkarkuar populli me votë Ilir Metën. Presidenti i Republikës këtë radhë është futur në raportin e OSBE/ODIHR si shkatërrues i zgjedhjeve. Është e rëndë. Ne nuk ndjehemi as triumfator në këtë fitore, nuk do keni nga ne asnjë fishekzjarre asnjë triumf “, tha Spiropali.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment