Politike

Shkarkimi i Metës/ Nis Komisioni Hetimor për Presidentin, Manja: Është guxim të shkelësh Kushtetutën, procesi drejt fundit

Nis Komisioni Hetimor për konkluzionet e hetimit për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Anëtarët e Komisionit po njihen me informacionin e klasifikuar nga SHISH. Manja: Është guxim të shkelësh Kushtetutën.
Featured image of article: Shkarkimi i Metës/ Nis Komisioni Hetimor për Presidentin, Manja: Është guxim të shkelësh Kushtetutën, procesi drejt fundit Komisionit Hetimor dhe Ilir Meta

Tiranë– Nis Komisioni Hetimor për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Për pak minuta ky komision po zhvillohet me dyer të mbyllura pasi anëtarët po njihen me informacionin e klasifikuar nga SHISH, që sipas presidentit Meta, kjo ishte arsyeja që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja në fillim të seancën theksoi se do të shqyrtohet për opinionin e Komisionit të Venecias. Ai deklaroi se nuk duhet të shkojmë tek vija për të shkelur Kushtetutën pasi për të si jurtist të shkelësh Kushtetutën është një guxim i madh. Ndërsa nën-kryetari Alban Zeneli u shpreh se për këtë çështje duhet të merret një vendin dhe hodhi akuza se nga mazhoranca po tentohen të bëhen pazare. Manja theksoi se janë drejt fundit të procesit për këtë çështje.

Shkarkimi i Presidentit

Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi. Vendi u fut në zgjedhje. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Tashmë shkarkimi i Metës ndodhet në dorë të Komisionit Hetimor, i cili do të nxjerrë një raport. Venecia ndërkohë pasi ka dëgjuar palët nxorri vendimin e saj përfundimtar dhe ku u shpreh “Edhe nëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos justifikohet”.

J.V/Dosja.al

  • 11:43

    Shkarkimi i Metës/ Alban Zeneli: Po kërkoni të bëni pazare, Rama të dal para shqiptarëve e të thotë e ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti

    Alban Zeneli

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, nën/kryetari Alban Zeneli ka deklaruar se ka ardhur koha që të merret një vendim edhe për këtë çështje. Ai ka theksuar në fjalën e tij se mazhoranca po kërkon kohë për zgjatjen e hetimeve për të bërë pazare.

    “Mund të rishikojmë që sot. Të jepet një mendim i prerë, nëse e ka shkelur apo nuk e ka shkelur Meta Kushtetutën. Rama duhet të dal para shqiptarëve e të thotë e ka shkelur apo jo Meta kushtetutën. Ndërsa ju po kërkoni kohë, Kërkoni të bëni pazare”, është shprehur ai. Manja i ka theksuar se procesi është drejt fundit.

  • 11:36

    Komisioni Hetimor me dyer të mbyllura/ Manja: Do njihemi me informacionin e klasifikuar nga SHISH

    Nis Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës. Për pak minuta kjo mbledhje do të zhvillohet me dyer të mbyllura pasi anëtarët do të njihen me informacionin e kalsifikuar të përmendur nga presidenti Ilir Meta. Këtë propozim e ka bërë Ulsi Manja, kryetari i Komisionit dhe më pas është pranuar nga të gjithë anëtarët.

    Debati:

    Albana Zeneli: Të zgjatet afati për punën e Komisionit Hetimor.

    Manja: Në seancë do të bëhet shqyrtimi për opinionin e Komisionit të Venecias. Në debatin politik të rradhës flasin për Kushtetutën dhe Republikën, të gjithë jemi shqiptarë dhe nuk e do më shumë se tjetri. Nuk duhet të shkojmë tek vija për të shkelur kushtetutën. Për mua si jurtist të shkelësh Kushtetutën është një guxim i madh. Unë uroj që herë tjetër parlamenti të mos vihet në pozicion, prandaj jemi treguar të matur. Duhet të vemë pikat mbi i për të respektuar Kushtetutën. Jemi kujdesur për të adresuar çdo lloj informacioni që hedh dritë për anullinin e zgjedhjeve nga ana e presidentit të vendit. Zgjedhjet u bënë dhe tashmë është rasti të gjejmë përgjegjegjësitë e gjithësecilit. Unë kam një propozim që më detyron ligji. Për shkak të informacionit të klasfifikuar dua që mbledhja për këtë çështje të bëhet me dyer të mbyllura. Nuk ka kundërshtim, pranohet, ky është ligji.

Shto Koment