Politike

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës do të mblidhet më 31 korrik

Mbledhja e drejtuar nga Ulsi Manja u zhvillua ditën e sotme online, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Featured image of article: Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës do të mblidhet më 31 korrik Komisioni Hetimor
Përditësuar:

TIRANË– Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është shtyrë për në datën 31 korrik. Mbledhja e drejtuar nga Ulsi Manja u zhvillua ditën e sotme online, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Mbledhja nisi që në orën 11:00, dhe u diskutua për të shtyrë afatet e veprimtarisë së këtij komisioni. Më 31 korrik pritet të zhvillohet mbledhja e radhës.

Shkarkimi i Metës:

Maxhoranca prej muajsh ka ngritur Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit, pasi akuzojnë Ilir Metën për shkelje të Kushtetutës. Përplasja e parë mes Presidentit dhe Qeverisë erdhi pas anulimit të 30 qershorit dhe dekretimit të datës 13 tetor, por që nuk u respektua nga maxhoranca. Edi Rama dhe të gjithë eksponentët e PS janë shprehur se Meta nuk duhet të qëndrojë në zyrë dhe në këtë mënyrë miratuan një rezulotë, ngritën Komisionin Hetimor dhe dosjen e dërguan për opinion në Komisionin e Vencias. Venecia në përgjigje nuk u shpreh për shkarkimin e Metës dhe palët e intepretuan raportin në favor të tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kështu, Komisioni i Venecias ende nuk ka një raport final për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese, por mësohet se në opinionin paraprak konstatohet se mënyra e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është e dyshimtë dhe se ligji për ndryshimin e betimit tek Presidenti është antikushtetues. Në opinion paraprak thuhet se Meta ka vepruar sipas Kushtetutës me emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk e ka shkelur atë.

(j.v/f.m/dosja.al)

Shto Koment