Politike

Shkarkimi i Metës/ Rama: S’kam asnjë minutë të merrem me të, shyqyr zotit është mirë (VD)

Kryeministri Edi Rama u shpreh se momentalisht ka probleme të tjera sesa shkarkimi apo jo i Metës, duke mos dhënë detaje as se si do të veprohet në rast largimi të tij. 

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Repolitix” ka folur lidhur me vendimin që pritet të marrë Komisioni i Venecias për presidentin Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se momentalisht ka probleme të tjera sesa shkarkimi apo jo i Metës, duke mos dhënë detaje as se si do të veprohet në rast largimi të tij. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Nuk iu bindi Venecia?

Përgjigja ime është shumë e thjeshtë; unë e kam shprehur mendimin tim, Komisioni përbëhet nga njerëz të ligjit dhe ata do të na bëjnë sygjerimin e tyre dhe ne do të marrim vendimin tonë. Nuk kam asnjë minutë që të merrem me Ilir Metën, mbrëmë jam marrë më historinë e një djali që i mungonte një krevat special për gjendjen e tij. Ai është sjellë në Tiranë dhe po kthehet për në shtëpi me krevatin special. Është më e rëndësishme se fati i Iliir Metës. Shyqyr zotit është mirë.

Keni një këshillë për Metën?

Asnjë! Po merresha me një çështje që kërkonin të kthenin trupin prandaj u vonova. Politika është e bukur sepse iu shërben njerëzve, bëhet e shëmtuar kur njerëzit grinden dhe përplasen. Unë kam vendosur që ta braktis këtë territor.

Nëse Meta shkarkohet, maxhoranca do të zgjidhte presidentin me votat e saj apo do të bashkëpunoni me opozitën?

Unë nuk e kam pasur një xhaxha sepse kam pasur një hallë. Këtu më keni.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment