Politike

Shkarkimi i Metës, Rama i PRERË: Do ta votojmë në bllok, do konsultohemi me PD për zgjedhjen e presidentit të ri

VIDEO
Kreu i qeverisë shtoi se do të konsultohen me Partinë Demokratike për të bërë zgjedhjen e presidentit të ri. 
Featured image of article: Shkarkimi i Metës, Rama i PRERË: Do ta votojmë në bllok, do konsultohemi me PD për zgjedhjen e presidentit të ri Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme përballë deputetëve se shkarkimi i Metës duhet të bëhet patjetër. Përballë tyre, ai tha se Meta është një personazh grotesk që po turpëron shtetin me qëndrimin e tij. Në fund, kreu i qeverisë shtoi se do të konsultohen me Partinë Demokratike për të bërë zgjedhjen e presidentit të ri.


‘Meta duhet që të shkarkohet nga detyra, është një personazh grotesk që turpëron të gjithë dhe shtetin me qëndrimin e tij, do të bëjmë çfarë kemi në dorë për të çmontuar presidencën dhe do të votojmë në bllok për shkarkimin e tij. Shkarkimi i Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por do të bëjmë cdo gjë që ta votojmë në bllok shkarkimin.Nuk ka lidhje me asgjë tjetër vetëm me pozicionimin, që populli nuk do ta shikojë. Në cdo rast qoftë para kohe, ne do konsultohemi me PD për zgjedhjen e presidentit të ri.‘- tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama mbledh ekipin e Partisë Socialiste: PD të na bashkohet për zgjedhjen e Presidentit…kush nuk na e ka zbardhur faqen, do largohet. Do riciklojmë administratën

(a.b)/dosja.al

Shto Koment