Politike

Shkarkimi i Metës, Murrizi:Mos u ngopshi, show, me komisionerët e Venecias takimi vetëm për foto

Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

Tiranë- Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se qeveria dhe opozita duan të bëjnë vetëm marrëveshje për interesat e tyre. Në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ia deklaroi se qëllimi me anëtarët e Komisionit të Venecias ishte vetëm bërja e fotove dhe se gjithçka ishte një show. Sipas tij e vetmja zgjidhje është hyrja sërish në zgjedhje.

“Keni shtrirë dorë mashtrimi apo bashkëpunimi. Se asnjëherë nuk keni bërë gjëra në interes të shqiptarëve. Ca dalin se nuk i paskeni ditur si ka qenë. Këta që u tregojnë sot letrat, i kanë pasur në institucione. Prej 2 muajsh, ata e patën drejtuar drejtor, ju e bërë drejtor të hipotekave. Këtu ka qenë ka pasur edhe certifikatë sigurie ai burri, sot kërkoni të bëni show dhe gjyqe politike për atë burrë.  Po deshët hajde ta fillojmë aty fillojnë rregullat e shtetit. E vetmja zgjidhje është ajo me votë. Edhe për rastin e presidentit. Vjen Komisioni i Venecias, zgjoni njerëzit që me mëngjes për të bërë vetëm foto.  Boll kanë votuar që nga ’48-ta, mos u tallni me ta, kurrë mos u ngopshi për asnjë shqiptarët do të ngrihen ndaj jush., u shpreh Murrizi.

Në seancën e sotme plenare pati diskutime për Reformën Zgjedhore, ku pati debate mes Myslim Murrizit dhe Taulant Ballës. Nuk mungoi edhe një deklaratë nga Ditmir Bushati, i cili deklaroi se kemi një sistem pa vlera. Murrizi-Ballës: Kanceri është sistemi.

J.V/Dosja.al

Shto Koment