Politike

Shkarkimi i Metës/ Kuvendi letër me 8 pyetje ‘Venecias’: A e shkeli ligjin me anulimin e 30 Qershorit?

Dosja.al ka siguruar letrën e plotë të Kuvendit drejt ‘Venecias’ në të cilën janë 8 pyetje që institucionet shqiptare kërkojnë një mendim.
Featured image of article: Shkarkimi i Metës/ Kuvendi letër me 8 pyetje ‘Venecias’: A e shkeli ligjin me anulimin e 30 Qershorit?

TIRANE- Partia Socialsite ka vijuar punën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Sot Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias në lidhje me shkarkimin e Metës për t’i opinion nëse e ka shkelur Kushtetutën apo jo me anulimin e 30 qershorit.

Dosja.al ka siguruar letrën e plotë të Kuvendit drejt ‘Venecias’ në të cilën janë 8 pyetje që institucionet shqiptare kërkojnë një mendim.

Në letrën e firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkon Gianni Buquicchio që të sjellë sa më shpejt që të jetë e mundur opinionin, pasi kjo është një çështje me rëndësi të veçantë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo kërkesë ishte ideuar nga Kuvendi që prej 15 korrikut nga Komisioni Hetimor që është ngritur për shkarkimin e Presidentit Meta, pasi anuloi dekretin për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Ishte 8 qershor dita Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend. Kjo solli kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment