Politike

Shkarkimi i Metës e shpërndarja e Kuvendit, reagon Ylli Manjani: Fiton më i forti, populli s’u ka borxh një tjetër ’97

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit, në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria.
Featured image of article: Shkarkimi i Metës e shpërndarja e Kuvendit, reagon Ylli Manjani: Fiton më i forti, populli s’u ka borxh një tjetër ’97 Edi Rama, Ylli Manjani dhe Ilir Meta

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se skenarët e shkarkimit të presidentit Ilir Meta dhe shpërndarjes së Kuvendit nuk mund të realizohen. 

Sipas Manjanit, në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria.

“Cilido që do të ndërmerrte një hap të tillë ekstrem, pra të përdorte autoritetin formal për të goditur tjetrin, do sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin. Në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria. Ndaj nuk dua as ta mendoj këtë skenar. Nuk ja ka borxh ky vend askujt as një ’97 tjetër, por as një Enver Hoxhë të ri…“-shkruan ndër të tjera Manjani. 

POSTIMI I PLOTË:

Si kërcënimi i Parlamentit (Edi Ramës) që do shkarkojë Presidentin, ashtu edhe kërcënimi i Presidentit (Ilir Metes) se do shpërndajë Parlamentin janë tërësisht jashtë hapësirës Kushtetuese të Republikës.

Siç e kemi stërspjeguar, madje edhe të konfirmuar nga Komisioni i Venecias, procedura e shkarkimit të Presidentit është jo Kushtetuese.

Nga ana tjetër, Kushtetuta parasheh se shpërndarja e Parlamentit bëhet vetëm kur ky i fundit dështon të zgjedhë Kryeministrin ose kur nuk arrin të miratojë buxhetin.

Asnjëri nuk legjitimohet të bëjë atë që kërcënon se do ta bëjë!

Cilido që do të ndërmerrte një hap të tillë ekstrem, pra të përdorte autoritetin formal për të goditur tjetrin, do sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin.

Në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria.

Ndaj nuk dua as ta mendoj këtë skenar. Nuk ja ka borxh ky vend askujt as një ’97 tjetër, por as një Enver Hoxhë të ri…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment