Politike

Shkarkimi i Metës, Delegacioni i Venecias: Më 11 tetor do japim konkluzionet

Delegacioni i Venecias: Më 11 tetor do japim konkluzionet.
Featured image of article: Shkarkimi i Metës, Delegacioni i Venecias: Më 11 tetor do japim konkluzionet Foto nga delegacioni i Venecias

Tiranë- Pak minuta më parë ka përfunduar takimi i Komisionit të Venecias me anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Delegacioni i Venecias ka deklaruar se më datë 11 tetor do të janë opinionin përfundimtar për këtë çështje.

“Konkluzionet gati më 11 tetor. Kemi idenë e qartë nëse presidenti Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin tonë ”, është shprehur kreu i këtij delegacioni, Kaarlo Tuori,

Presidenti Ilir Meta dha llogari 3 ditë më parë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin. Vetë demokratët deklaruan për Dosja.al se nuk kanë qenë në dijeni informacionit për djegien e Kuvendit.

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment