Politike

Shkarkimi i Metës/ Alimadhi i prerë para Manjës: Komision s’duhet të ekzistojë, presidenti s’ka bërë shkelje (VD)

Adriatik Alimadhi ka deklaruar se Komisioni nuk duhet të ekzistojë më, se nuk ka elementët e duhur për të hetuar presidentit.
Tiranë- Gjatë debatit të sotëm në Komisionin Hetimor, deputeti Adriatik Alimadhi ka deklaruar se ky komision nuk mund të ekzistojë,  se nuk ka elementët e duhur për të hetuar presidentit.“Ky komision nuk duhet të ekzistojë më, se nuk ka elementët e duhur për të hetuar presidentin. Nuk kemi të bëjmë me shkelje të rëndë që fajëson presidentin Ilir Meta , se nuk ka marrë një vendim që prek interesat e vendit”, tha Alimadhi.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është mbledhur ditën e sotme. Ky komision ka miratuar zgjatjen e hetimeve me 2 muaj,me arsyen se do të pritet edhe raporti i Komisionit të Venecias në muajin tetor. (lexo këtu)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment