Politike

Shkarkimi i Meçollarit, Gjunkshi: U emërua nga Xhaçka, ministrja ka qenë në dijeni për shkeljet e tij. Duhet të hetohet

Gjuknshi shkruan se Meçollari është një njeri me vese dhe është shkarkuar në vitin 2013, por kur në pushtet erdhi PS ai u gradua sërish në ushtri në kundërshtim me ligjin.
Featured image of article: Shkarkimi i Meçollarit, Gjunkshi: U emërua nga Xhaçka, ministrja ka qenë në dijeni për shkeljet e tij. Duhet të hetohet Artur Meçollari dhe Xhemal Gjuknshi

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, është përfshirë në debatin për shkarkimin e Artur Meçollarin, i cili deri dje ishte Komandant i Forcave Detare. Në një postim në mediat sociale, Gjuknshi shkruan se Meçollari është një njeri me vese dhe është shkarkuar në vitin 2013, por kur në pushtet erdhi PS ai u gradua sërish në ushtri në kundërshtim me ligjin.

Më tej ish-deputeti denoncon Meçollarin duke shkruar se ai është bërë tmerri i peshkatarëve dhe i operatorëve turistikë që vizitojnë ishullin e Sazanit, duke shtuar se nëse nuk paguajnë ‘haraçin’ tek ai nuk mund ta vizitojnë dot. Ai shton se Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, k lejuar që komandanti i Forcave Detare të vendosë gjoba. “Kurset institucionale dhe gradat ua ka dhene njerezve qe kane afrimitet me te dhe qe i perzgjedh ai dhe jo atyre qe u takon. Organet e drejtesise per te gjitha keto shkelje duhet te fillojme menjehere hetimet dhe te vene para drejtesise te gjitha ata qe Vesi ju del me Shpirtin”, shkruan Gjunkshi.

POSTIMI I PLOTË

Meçollari Sfidon Xhaçken! “Vesi del me shpirtin”, kështu thotë një fjalë e urtë popullore! Shkarkimi i Artur Meçollarit i personit me vese. Artur Mecollari i perjashtuar nga shkolla e Detarise nje vit per pervetesimin, vjedhjen e materialeve shokeve te shkolles dhe pronen publike. Me urdher te Ministrit Mbrojtjes, u largua nga Forcat e Armatosura ne vitin 2013, per “Veset” e tij te shumta, duke cenuar Sigurine Kombetare, duke bashkepunuar me Atashete e Huaj Ushtarak, jo anetare te NATO-s akredituar ne Shqiperi pa leje te MM, madje duke i ftuar dhe darkuar ne shtepi.

Pavarësisht se ishte Ushtarak me Vese, per te cilen dhe u lirua nga Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli e dashuruar me njeriun me vese, ne kundershtim me ligjin e aktivizoj perseri ne rradhet e Forcave te Armatosura, duke e emeruar si Drejtor Inspektimi te Kabinetit te saj. Me vone dyshja Rama-Kodheli e emruan ne Komisionin e ndarjes se Detit. Olta Xhaçka e gradoi duke e emeruar “de facto” Komandant te Forcave Detare. Artur Meçollari si Zv.Kom. FD, ka shmangur drejtimin e operacioneve detare nepermjet QNOD, dhe i ka drejtuar vete ne menyre autokrate, duke i mbajtur ne fshehtesi dhe pa i vene ne dijeni shefat e degeve, komandantin e Flotes dhe Qendren Operacionale te FD.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne Forcat Detare kane humbur, jane pervetesuar (vjedhur) 34 mije litra karburant te anijeve vitin e kaluar. Cfare ka ndodhur? Personeli pergjegjes dhe i dyshuar vazhdojne qetesisht te punojne. Asnje hetim dhe venie para pergjegjesise shkaktaret e kesaj mega vjedhje. Emerimet e personelit behen sipas afrimitetit me Mecollarin dhe ne mosperputhje te theksuara grade-funksion. Tre Kapitene te Rangut te pare aktualisht punojne ne reparte kembesorie, nderkohe qe Shefi i Shtabit te FD dhe kom.Flotiljes jane Kap.Rang II-te. (Per ju lexues: Kap. Rangut pare eshte Kolonel. Kapiten i Rangut dyte eshte Nenkolonel.) Keto jane emerime nepotike te Xhackes bandes se saj me Mecollarin ne kundershtim te plote me ligjin dhe funksionimin e gradave ne FA. Meçollari eshte bere tmerri dhe gjobvenesi i peshkatareve dhe i operatoreve turistike qe vizitojne Ishullin e Sazanit, te cilet pa paguar haraçin nuk mundet te dalin ne det. Ndalon pa kritere anijet turistike dhe pezullon lejet per ne ishullin e Sazanit.

Jep dhe heq leje selektive per personelin qe operojne ne gadishullin e Karaburunit, sidomos eshte bere pengese per firmat e peshkimit, per te cilen eshte bere problem ne media disa here. Ministria e Mbtojtjes Olta Xhacka lejonte qe ky hajdut, ky gjobvenes te drejtonte Forcat Detare. Ka mbajtur dhe ka perdorur uniforma te shteteve te ndryshme, jashte kritereve te Manualit te miratuar per uniformat ushtarake. Kurset institucionale dhe gradat ua ka dhene njerezve qe kane afrimitet me te dhe qe i perzgjedh ai dhe jo atyre qe u takon. Organet e drejtesise per te gjitha keto shkelje duhet te fillojme menjehere hetimet dhe te vene para drejtesise te gjitha ata qe Vesi ju del me Shpirtin.

Ky reagim i ish-deputetit vjen një ditë pasi Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari është shkarkuar nga detyra. Sipas informacioneve mësohet se Meçollari do vijojë të jetë në flotën detare, por jo me role drejtuese. Në vend të tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së. Shkak për shkarkimin e Meçollarit është bërë lejimi i celebrimit të një çifti në anijen e rojës bregdetare, ku do zhvillohej dhe dasma

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Shkarkimi i Meçollarit, Gjunkshi: U emërua nga Xhaçka, ministrja ka qenë në dijeni për shkeljet e tij. Duhet të hetohet

  1. Xhemal po ato 2000-3000 eurot qe merje ti per te cuar ushtaret me mision ne afganistan? Me nder nje mut jeni. Nje tuf me hajduta

Shto Koment