Sociale

Shkarkimi i anëtarëve të KIZ, Senati Akademik kundër Konit: Vendimi juaj i pavlefshëm

Në dokumentin e bërë publik për mediat, thuhet se është i pavlefshëm shkarkimi edhe i Majlinda Ketës, kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, si dhe Majlinda Keta, Benard Dosti, Oriona Muçollari, Gledjan Caka, Ardian Doka, Eglantina Gishti dhe Eno Lushka.
Featured image of article: Shkarkimi i anëtarëve të KIZ, Senati Akademik kundër Konit: Vendimi juaj i pavlefshëm Rektorati

TIRANË- Senati Akedemik i Universitetit të Tiranës ka hedhur poshtë vendimin e Rektorit, Mynyr Koni, i cili shkarkoi nga detyra anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve. Në një mbledhje të zhvilluar sot, Senati Akademik ka vendosur që të quajë të pavlefshëm shkarkimin e anëtarëve të KIZ.

Në dokumentin e bërë publik për mediat, thuhet se është i pavlefshëm shkarkimi edhe i Majlinda Ketës, kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, si dhe Majlinda Keta, Benard Dosti, Oriona Muçollari, Gledjan Caka, Ardian Doka, Eglantina Gishti dhe Eno Lushka.

Sipas Senatit Akademik të shtatë pedagoget janë pjesë e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rektori Mynyr Koni kërkoi shkarkimin nga detyra të gjithë anëtarët e KIZ, pasi ata vijuan procedurat për zgjedhjet në Universtietin e Tiranës. Tashmë ky proces është pezulluar nga Ministria e Arsimit, me arsyetimin se nuk mund të zhvillohen zgjedhje në situatë pandemie.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment