Bota

Fauci: Në SHBA do të arrihet imuniteti nëse do të vaksinohen 85% të njerëzve deri në fund të verës

ajmin e ka bërë të ditur Yahoo ku shkruan se në mënyë që në SHBA të vendoset normaliteti atëherë duhet që vaksinohen rreth 85% e të rriturve deri në fund të verës.
Featured image of article: Fauci: Në SHBA do të arrihet imuniteti nëse do të vaksinohen 85% të njerëzve deri në fund të verës Anthony Fauci

SHBA- Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka thënë se në SHBA duhet që të shtohet numri i vaksinimeve. Lajmin e ka bërë të ditur Yahoo ku shkruan se në mënyë që në SHBA të vendoset normaliteti atëherë duhet që vaksinohen rreth 85% e të rriturve deri në fund të verës. Ndërkohë që në lidhje me planin e Biden për të vaksinuar 100 milion persona në 100 ditë ai tha se kjo është skenari më i mirë i mundshëm.

“Qëllimi i vendosur nga Presidenti Biden është i arsyeshëm. Nëse vaksinojmë 70-85 % të popullsisë së vendit… deri në fund të verës… atëherë në  vjeshtë do të jemi pranë një shkalle të normalitetit, tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në SHBA janë regjisrtuar 25,224,630 persona me Covid, ndërsa 420,917 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment