Aktualitet

Shkaktoi aksidentin me 1 të vdekur dhe 6 të plagosur në Gramsh, arrestohet shoferi i mikrobusit

Si pasojë e aksidentit të djeshëm humbi jetën në person dhe u plagosën 6 të tjerë.
Featured image of article: Shkaktoi aksidentin me 1 të vdekur dhe 6 të plagosur në Gramsh, arrestohet shoferi i mikrobusit

GRAMSH- Policia ka arrestuar shoferin e mikrobusit që shkaktoi aksidentin me 1 të vdekur dhe 6 të plagosur në fshatin Kabash të Gramshit. Në pranga ka rënë 24-veçari me iniciale A.B., i cili humbi kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi B.Q., për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: A.B., 24 vjeç, banues në fshatin Poroçan, Gramsh. Pasditen e djeshme, në aksin rrugor Gramsh-Poroçan, shtetasi A. B., duke drejtuar mjetin tip furgon nën ndikimin e alkoolit, humbi kontrollin dhe mjeti doli nga rruga. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. Ll. dhe u plagosën shtetasit Sh. P., N. K., B. Q., E. Q., R. B., dhe B. Ç., pasagjerë në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të hetimit u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi B. Q. (pasagjer), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë një defekt teknik i mikrobusit“, shkruan Policia.

Ditën e djeshme një mikrobus doli nga rruga pranë fshatit Kabash të Gramshit, si pasojë e një defekti teknik. Nga përplasja humbi jetën një person dhe u plagosën 6 të tjerë.

(G.Sh.Dosja.al)

Shto Koment