
AUSTRALI- Australia ka kaluar në recension për herë të parë në gati 30 vjet. Sipas asaj që kanë raportuar mediat ndërkombëtare shkak për këtë ka qenë pandemia e Covid-19 që ka gjunjëzuar botën.
Sipas mediave, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u tkurr 7% në tremujorin prill-qershor krahasuar me tre muajt e mëparshëm.
Sipas raportit kjo është rënia me e madhe që ka shënuar Australia që nga viti 1959 dhe kjo vjen pas një rënie me 0.3% në tremujorin e parë. Një ekonomi konsiderohet se ka hyrë në recension kur për dy tremujorë radhazi shënon tkurrje të GDP-së.
Në fillim të këtij viti, ekonomia u godit për shkak të një sezoni ekstrem duke qenë se zjarri përfshiu një pjesë të vendit për një periudhë të gjatë kohore. Po ashtu një shkak kryesor ishte mbyllja e bizneseve për shkak të pandemisë së koronavirusit pavarësisht se vendi mori mbështetje nga banka qëndrore.
Burimi:BBC
(A.K.Dosja.al)