Politike

Shitja e shtëpisë në qendër të Tiranës, Majko zbulon arsyet: E bëra për sigurinë e familjes, ma kërkoi nja agjenci mike

Ministri për Diapsorën, Pandeli Majo ka zbuluar se e ka shitur shtëpinë në qendër të Tiranës pasi ia kishte kërkuar një agjenci mike.
Featured image of article: Shitja e shtëpisë në qendër të Tiranës, Majko zbulon arsyet: E bëra për sigurinë e familjes, ma kërkoi nja agjenci mike Pandeli Majko

TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka zbuluar arsyet e shitjes së shtëpisë së tij, në qendër të Tiranës. Në një postim në Facebook, Majko është shprehur, se e ka bërë diçka të tillë për arsye sigurie, pasi ia kërkoi një agjenci mike.

Më tej ai ka shtuar, se shitja e shtëpisë në qendër mbulon vlerës e asaj jashtë unazës së Tiranës.

Reagimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sipas artikullit kisha shitur një shtëpi për 20 mijë euro(!) dhe kisha blerë një tjetër 232 mijë euro… Duket qartë që ka pasur mungesë të verifikimit të dokumenteve ligjore. Qartazi, vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit. Shtëpinë ku banoja më parë nuk kam pasur ndërmend ta shes. Ndryshimi i banesës ndodhi thuajse para një viti. Arsyeja e vetme për ta ndryshuar shtëpinë nuk është “biznesi” por ishte siguria e familjes pas kërkesës nga agjenci mike. Kjo e fundit është një fakt i cili është publikuar”, shkruan Majko.

Ky reagim i Majkos, vjen pas publikimit të një artikulli në gazetën “Sot”, ku thuhej se ministri ka shitur një shtëpi 20 mijë euro, për të blerë një tjetër 232 mijë euro.

(g.sh./dosja.al)

Etiketa:

Një Koment në “Shitja e shtëpisë në qendër të Tiranës, Majko zbulon arsyet: E bëra për sigurinë e familjes, ma kërkoi nja agjenci mike

  1. Ky kufoma perpunon droge ke tregu elektrik
    ma ato jevgjt kushrinjt e vet

Shto Koment