Politike

Shit-blerja e votës, Aleksander Pociej: Kemi denoncime, do verifikohen

Në një konferencë të përbashkët me delegacionin e OSBE-së për zgjedhjet e 25 prillit, Pociej tha do bëhen verifikime për të folur më pas. 
Featured image of article: Shit-blerja e votës, Aleksander Pociej: Kemi denoncime, do verifikohen

TIRANË– Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Aleksander Pociej tha se kanë pasur denoncime të shumta për shit-blerje votash, por që ende nuk ka asnjë provë për ta. 

Në një konferencë të përbashkët me delegacionin e OSBE-së për zgjedhjet e 25 prillit, Pociej tha do bëhen verifikime për të folur më pas. 

Pjesë nga biseda:

PYETJE: Shitblerja e votës, a keni mundësuar ndonjë provë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aleksander Pociej: Gjatë ditës së votimit kemi pasur akuza por vëzhguesit tanë afatgjatë janë në dijeni të disa rasteve. Megjithatë këot prcedura nuk kanë përfunduar. Janë akuza dhe jo fakte. Prej një kohe të gjatë vëzhgojmë disa vende. Do vëzhgojmë sesi do të përfundojnë këto akuza dhe cili do të jetë rezultati. Shqipëria është nën vëzhgim dhe do të jetë pjesë e punës tonë në të ardhmen. Nëse do të ketë përgjigje negative do të reflektohen në raporte.

Gacek: Kemi raporte lidhur me këtë, vëzhguesit tanë afatgjatë janë marrë me këto incidente. Është e vështirë që t’i gjurmosh çështjet e tilla. SPAK ka 33 raste që po i ndjek. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të bëra nga KQZ, sërish shohim shembuj apo akuza të shitblerjes së votave. Është e rëndësishme që të kemi besim. Është problem dhe duhet luftuar, e nuk është e lejuar dhe nuk do të lejohet kjo bën që shqiptarët të humbasin besimin në sistemin zgjedhor. Do të shohim nëse është rikthyer besimi tek shqiptarët apo jo.


LAJM KRYESOR: RAPORTI PARAPRAK/ OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te zgjedhjet! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë, të zbardhet! Akuzat për shit-blerje, kemi dyshime, po hetojmë

(k.m;f.m/dosja.l)

Shto Koment