Bota

Shiste shalqinj me Lamborghinin 600 mijë dollarë vetëm për një foto, gjobitet nga policia burri në Turqi

Policia bën të ditur se ai u gjobit për arsye se ishte duke përdorur makinën për qëllime të tjera dhe jo për atë që kishte të drejtë. Po ashtu atij i është ndaluar që të drejtojë makinën për 15 ditë.
Featured image of article: Shiste shalqinj me Lamborghinin 600 mijë dollarë vetëm për një foto, gjobitet nga policia burri në Turqi Burri me Lamborghini

TURQI– Policia ka rënë në gjurmët e një personi misterioz, i cili shiste shalqinj me makinën e tij luksoze Lamborghini në Stamboll. Sipas policisë ai ishte një influencues Iranian, i cili e kishte bërë këtë veprim vetën për një foto për ta shpërndarë në rrjetet e tij sociale. Sipas mediave të huaja policia ka vendosur ta gjobisë me 1,228 lira turke ($165).

Policia bën të ditur se ai u gjobit për arsye se ishte duke përdorur makinën për qëllime të tjera dhe jo për atë që kishte të drejtë. Po ashtu atij i është ndaluar që të drejtojë makinën për 15 ditë.

Mësohet se më 2 shtator, ky burrë nga Irani e kishte ndalur makinën e tij Lamborghini në rrugën e populluar në “Beyoğlu” dhe kishte nisur të shiste shalqinj për 5 lira (60 cent). Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale u kthye në një mister për policinë, që më në fund ka arritur ta gjejë përmes numrit të regjistruar në provincën e Antalias.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çmimi i një Lamborghini Aventador në Turqi shkon në rreth 5 milionë lira turke (600 mijë dollarë, sipas ekspertëve të makinave. Taksa vjetore e mjetit që shkon nga zero në 100 km/h për 2.9 sekonda, është 46,000 liras ($6200).

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment