Aktualitet

“Shishet të jenë 10-vjeçare”/ Harrojini karriget relaksuese që kërkoi Gjonaj! Diplomatët hapin tenderin skandaloz në kohë pandemie, kërkojnë uiski, amaro, raki dhe verë cilësore, në shporta s’duhet të mungojnë frutat e thata!

Ndërkohë që vendin lëngon nga pandemia e Covid-19, dhe njerëzit bëjnë thirrje çdo ditë për ndihmë përmes mediave, diplomatët i kanë kriteret e qarta. Objekti i tenderit është “blerje dhurata dhe kartolina urimi me rastin e festave të fundvitit”, ndërkohë që po përgatiten dhjetëra shporta të mëdha të dekoruara.
Featured image of article: “Shishet të jenë 10-vjeçare”/ Harrojini karriget relaksuese që kërkoi Gjonaj! Diplomatët hapin tenderin skandaloz në kohë pandemie, kërkojnë uiski, amaro, raki dhe verë cilësore, në shporta s’duhet të mungojnë frutat e thata! Adhurim Saliu
Përditësuar:

TIRANË– Nëse keni menduar se tenderi më i çuditshëm në kohë pandemie ishte ai i ministres Etila Gjonaj që kërkonte karrige relaksuese për stafin, jeni gabuar. Këtë herë, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, me titullar Adhurim Saliu ka ardhur me një kërkesë të posaçme për hportat e festive të fundvitit.

Ndërkohë që vendin lëngon nga pandemia e Covid-19, dhe njerëzit bëjnë thirrje çdo ditë për ndihmë përmes mediave, diplomatët i kanë kriteret e qarta. Objekti i tenderit është “blerje dhurata dhe kartolina urimi me rastin e festave të fundvitit”, ndërkohë që po përgatiten dhjetëra shporta të mëdha të dekoruara.

Diplomatët kanë kërkuar që brenda shportave të kenë kenë brenda tyre 1 shishe uiski cilësore, 1 shishe amaro, verë shqiptare, cilësia e parë, e vjetëruar në dru lisi, me ambalazh qelqi. Të njëjtat karakteiristika dhe vjetërsi duhet të ketë edhe një shishe raki rrushi.

Pjesë nga dokumentet e tenderit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shportë është kërkuar të jenë edhe 4 pako çokollata cilësore 1000 gr, 4 pako fruta të thata cilësore 500 gr, 2 pako karamele cilësore 500 gr. Vera preferohet të jetë viti i prodhimit 2010 dhe pijet tradicionale si rakia e vera duhet të jenë shqiptare.

Siç duket diplomatët e kanë ‘në spango’ për fundvit dhe nuk kanë ndërmend të ndalin festat e tyre edhe pse çdo ditë në Shqipëri, vdesin njerëz nga Covid-19.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment