Bota

Shinzo Abe bie nga pushteti, Yoshihide Suga zgjidhet kryeministër i ri i Japonisë

71-vjeçari Suga mori 314 nga 462 vota në dhomën e ulët të parlamentit. Një shumicë e thjeshtë ishte e nevojshme për zgjedhjen e kryeministrit të ri, ndërsa të hënën, Yoshihide Suga u zgjodh kreu i ri i partisë në pushtet.
Featured image of article: Shinzo Abe bie nga pushteti, Yoshihide Suga zgjidhet kryeministër i ri i Japonisë Yoshihide Suga

JAPONI– Shinzo Abe ishte kryeministri i Japonisë për aq kohë sa njerëzit në të gjithë botën arritën të njohin fytyrën e tij dhe të shqiptonin saktë emrin e tij.  Por mediat e huaja kanë shkruar se tashmë Abe është zëvendësuar nga zëvendësuesi i tij, Yoshihide Suga i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore.

71-vjeçari Suga mori 314 nga 462 vota në dhomën e ulët të parlamentit. Një shumicë e thjeshtë ishte e nevojshme për zgjedhjen e kryeministrit të ri, ndërsa të hënën, Yoshihide Suga u zgjodh kreu i ri i partisë në pushtet. Më tej mediet e huaja kanë bëjnë me dije se ish-kryesekretari i kabinetit të Abes siguroi zgjedhjen si kryeministër në parlament, ku koalicioni qeverisës i Liberal Demokratëve ka shumicën.

Yoshihide Suga (i treti nga e majta) feston udhëheqjen e partisë.

Suga fitoi mbështetjen e njerëzve kryesorë në parti për shkak të pritjes që kanë ata se ai do të vazhdojë politikën e Abes. Suga njoftoi se përparësitë kryesore të qeverisë do të jenë lufta kundër koronavirusit dhe rimëkëmbja e ekonomisë e goditur rëndë nga pandemia.

Japonia sheh në horizont dhe rrezikun kinez, ndërsa shteti komunist ka bërë thirrje që të përmbahen ne lidhjen e raporteve të ngushta me Tajvanin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zëdhënësi Wang Wenbin u pyet në një konferencë për shtyp rreth pikëpamjeve të Kinës për ministrin e ri të Mbrojtjes të Japonisë, i cili ka lidhje të ngushta me Tajvanin. Ai tha se Kina shpresonte të përmirësonte bashkëpunimin me Japoninë, por duke u sugjeruar që të përmbahen në raportet me Tajvanin.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment