Politike

‘Shikoni se çfarë ndodhi dje’, Rama: U bllokua aeroporti i vendit, nata ka qënë pa gjumë për të mbajtur sasinë e vaksinave! Sulm nga Berisha & Meta

VIDEO
Rama tha ditën e sotme në Dropull se nga bllokimi i aeroportit të Rinasit nuk është bërë e mundur ardhja e vaksinave. 
Featured image of article: ‘Shikoni se çfarë ndodhi dje’, Rama: U bllokua aeroporti i vendit, nata ka qënë pa gjumë për të mbajtur sasinë e vaksinave! Sulm nga Berisha & Meta Edi Rama

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme në Dropull se nga bllokimi i aeroportit të Rinasit nuk është bërë e mundur ardhja e vaksinave. Ai tha se nata ka qënë pa gjumë pasi janë munduar që të luftojnë për ta mbajtur sasinë e vaksinave që prisnin të vinin në vendin tonë.


Rama: Shikoni se cfarë ndodhi jo më larg se dje. U bllokua aeroporti i vendit, u bllokua ardhja e vaksinave. Nata ka qënë pa gjumë për të luftuar që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste për të ardhur se menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër, Nuk është pazar që mund ti thuash ma mbaj mallin sa të bëj një xhiro dhe do vij. Luftë për ta mbajtur. Një javë dhjetë ditë pa vaksina, pse? Sepse Ilir Meta, dhe Sali Berisha janë aty, mbrapa derës për tu rifutur në shtëpinë e secilit dhe për ta bërë rrumpallë. Janë gati të bjënë atë që bëjnë. Një sulm për të kthyer kaosin dhe fantazmën e duke marrë peng aeroportin, duke ndaluar mijëra shqiptarë që donin të vinin dhe duke ndaluar mijëra të vdekur që të vinin dhe të varroseshin këtu.’

Rama ka sulmuar sërish fushatën e Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se rëndësi për ta kanë zgjedhjet dhe jo infektimi i përkrahësve të tyre me COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sulm kudo, plaçkitje dhe pengmarrje. Merr peng shtetin që ta kthesh pushtetin në një mjet plaçkitje. Ça mendoni ju se kanë ndërruar ndonjë gjë? Asgjë. Atë e thotë dhe Luli. Ata lajthitën. Ça presidenti është ky?! Ça presidenti? Prandaj është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë dhe dua ta bëj të qartë se nuk është çështje socialistësh apo demokratësh, përplasje mes njerëzve kjo, por është çështja e nevojës për të qenë të bashkuar në betejat e mëdha. Si mund të jemi ndarë ne kur bie tërmet? Kur duhet të ndalojmë hemorragjinë e asaj që sjellë dëmi i tërmetit apo dhe pandemia? Popullin shqiptar duan që ta yshtin drejt përçarjes, duke u bërë aleat me çdo të keqe që i bie vendit. Janë gati që të lënë vendin e tyre pa vaksinë dhe rrezikojnë turmat nga infektimi. Le të infektohen, pasi le të bëjnë zgjedhjet. Zgjedhësit e tyre iu duhen të verbër, të shurdhër, të inatosur, të ankthosur, në mënyrë që t’i hedhin në zjarr. Në zjarrin e epidemisë.”, tha Rama.


‘Stresohen se paguhen 2 mijë dollarë’, Rama në Dropull: Ku është Basha? Pse nuk reagon për pengmarrjen e aeroportit të Rinasit? Sulm nga Berisha & Meta

(a.b)/dosja.al

Shto Koment