"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Aktualitet
Dalin PAMJET e operacionit të parë Anti-KÇK/ OFL-të në çdo cep, efektivët me maska e armë ‘rrethojnë’ pronat e Alti
3 Shkurt 2020, 17:52Nga DOSJA
SHIJAK- Dalin pamjet nga operacioni i parë anti-KÇK në Shijak në pronën e Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës.
Ndryshe nga çdo operacion tjetër, kësaj herë njoftimi i plotë është lexuar nga një efektive bionde, e cila kishte vënë një palë syze të errëta për të mos e zbuluar identitetin e saj.
“Dosja pasurore e shtetasit Altin Hajrit do t’i kalojë menjëherë SPAK-ut dhe në jo më shumë se 15 ditë SPAK duhet t’ja dërgojë GJKKO-së,e cila ka 15 ditë kohë për të konfirmuar ministrisë. Ministria e Brendshme do të vendosë për shfrytëzimin ose rrëzimin e këtij objekti. Policia e Shtetit është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK dhe me agjensitë e tjera ligjzbatuese ta çojë dëri në fund këtë operacion jetik me interes të madh kombëtar dhe ndërkombëtar,”-lexoi ndër të tjera efektivia.
Efektivët e “Operacioni Forca e Ligjit” kanë zbarkuar në Shijak dhe i kanë sekuestruar kompleksin. Bashkë me “Golden” në sekuestro janë edhe tre shtëpi në emrin e tij dhe pikën e karburantit “Alti Oil 2008”. Sekuestrimi i pasurisë në këtë rast parashikohet në nenin 19 të ligjit Anti-KÇK që vjen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit pasi konsiderohet si rast emergjence.
NJOFTIMI I PLOTË:
Prej ditës së sotme ka filluar Operacioni Forca e Ligjit, me veprime konkrete në terren. Ky operacion ka për qëllim sekuestrimin e pasurive të krijuara nga krimi i organizuar. Operacioni Forca e Ligjit do të zhvillohet nga Forca e Posaçme OFL në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët, duke bërë të mundur evidentimin dhe goditjen me anë të sekuestrimit të pasurive të deklaruara apo të fshehura të personave apo grupeve kriminale që i kanë përfituar ato nëpërmjet aktivitetit kriminal në fushën e krimit të organizuar.
Në këtë kuadër, sot, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit ka vendosur sekuestron e parë mbi objektin kompleksi i shërbimeve “Vila Golden” dhe mbi një karburant të dhënë me qira një shoqërie për tregtimin e hidrokarbureve, që ndodhet në kryqëzimin Pjezge Xhafzotaj, Shijak, pronë e shtetasit Altin Bajram Hajri. Ky shtetas është dënuar me burg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhër arrestin e datës 15.08.2015, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Aktualisht, ky shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, në funksion të hetimeve për procedimin penal nr. 475, viti 2020, për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit, e kryer në bashkëpunim”, ngjarje kjo që lidhet me rrëmbimin e shtetasit J. P. Sekuestrimi i këtij objekti dhe i të gjitha pronave të shtetasit Altin Hajri bëhet në bazë të elementit të urgjencës të parashikuar në Ligjin Special. Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Aseteve, e cila në bazë të Ligjit Special është vendosur nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.
Dosja pasurore e shtetasit Altin Hajri do t’i kalojë menjëherë SPAK-ut dhe në jo më shumë se 15 ditë SPAK-u duhet t’ia dërgojë Gjykatës Speciale, e cila ka 15 dite kohë për të konfirmuar masën e sekuestrimit duke hapur rrugën për konfiskimin përfundimtar të pasurisë së shtetasit Altin Hajri. Pas konfiskimit, pasuria në fjalë i kalon përfundimisht Ministrisë së Brendshme, e cila do të vendosë për shfrytëzimin ose shembjen e këtij objekti, si edhe do të marrë në zotërimin e saj dhe do të përdorë për interesin publik paratë, makinat dhe tokat që aktualisht zotërohen nga ky shtetas. Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturës së posaçme OFL është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish sot në protestë dhe kanë bllokuar daljen e autobotëve që ishin në uzinë për të marrë squfur dhe gazoil. Mësohet ...
“U vetëdorëzova se jam i pafajshëm. Të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj meje nuk janë të vërteta. Kam kryer vetëm një bisedë me Juljan Sinanaj për Sokol Veizajn (...
TIRANË– “Zbëthehet” i penduari i drejtësisë nga grupi që mori peng dhe më pas vrau 49-vjeçarin, Jak Jani Prengën, Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar...
TIRANË– Këshilli i Partë i Prokurorisë ka bërë sot me dije se kanë dalë procedurat për shpalljen e vendeve vakandë për të gjithë kandidatët që duan të bëhe...
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra. Lajmi për hetimin ishte befasi për shkak se ndaj Gurrës nuk është ar...
TIRANE- Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar listën e kandidatëve të përzgjedhur për Byronë Kombëtare të Hetimit që kalojnë në fazën e dytë....
TIRANË- Ai e kishte emrin e lindjes Dod. Por, për shkak të jetës si emigrant në Greqi iu desh një emër i pranueshëm atje, si shumë shqiptarë emigrantë. Dhe...
TIRANË – Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jak (Jani) Prengës më 17 janar, por efektivët e “Operacioni Forca e Ligjit” kan...
TIRANË- Në Shqipëri fillon aktivitetin në terren të hënën (3.02.2020) “Operacioni Forca e Ligjit”, (OFL) një njësi speciale operacionale e policisë, ...