
TIRANË- Që matematika është pika e dobët e Lulzim Bashës, ky tashmë është një fakt i njohur. “Gafat” e Bashës me veprimet matematikore apo dhe datat, janë bërë hite në rrjet, por përdoren dhe nga kundërshtarët e tij politikë kur duan ta sulmojnë.
Sot numri një i opozitës ka bërë gafën e radhës, osE më saktë zyra e shtypit të PD ka bërë gafën. Por nuk dihet nede se kush e ka bërë, pasi në një njoftim për mediat të ardhur nga zyra e shtypit të PD, shihet se data 30 qershor është bërë 40.

Por janë disa skenarë për këtë gafë të radhës…
Ndoshta është një lapsus i Bashës dhe punonjësit e zyrës së shtypit kanë bërë një zbardhje korrekte të deklaratës.
Ndosha Basha e ka thënë saktë (do ketë bërë përmirësime në matematikë), por zyra e shtypit e ka zbardhur gabim.
Ende nuk dihet si qënrdon e vërteta, por duhet të themi se ky është një ‘problem’ shumë serioz, pasi Basha mund të bëhet kryeministër dhe problemi i tij do bëhet një problem i të gjithë shqiptarëve.
(Dosja.al)