Aktualitet

SHIFRAT: Net-qëndrimet e turistëve në Shqipëri ranë me 60% në muajt janar-qershor

Sipas Eurostat, ndërsa janari nisi pozitiv me rritje të ndjeshme të netëqëndrimeve në Shqipëri për qëllime turistike, me 68% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në shkurt, kur dhe filluan të qarkullonin lajmet për virusin, por ai ende nuk kishte mbërritur zyrtarisht në Europë, numri i netëqëndrimeve u rrit me 5%.
Featured image of article: SHIFRAT: Net-qëndrimet e turistëve në Shqipëri ranë me 60% në muajt janar-qershor Foto ilustruese

Turizmi është sektori më i goditur nga pasojat që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit në mbarë botën. Eurostat ka publikuar shifrat e netëqëndrimeve sipas muajve për vitin 2020, ku ndër te tjera jepen të dhëna dhe për Shqipërinë, që i përkasin 6 mujorit të parë të vitit.

Sipas Eurostat, ndërsa janari nisi pozitiv me rritje të ndjeshme të netëqëndrimeve në Shqipëri për qëllime turistike, me 68% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në shkurt, kur dhe filluan të qarkullonin lajmet për virusin, por ai ende nuk kishte mbërritur zyrtarisht në Europë, numri i netëqëndrimeve u rrit me 5%. Në mars filloi rënia e thellë, me 78% netëqëndrime më pak. Në prill nuk kishte asnjë turist në vend, teksa gjithçka ishte në karantinë. Në maj, numri i netëqëdnrimeve ishte 75% më i ulët se maji i 2019-s. Në qershor filloi rikuperimi, por sërish shifra ra me 70% (në qershor kishte vetëm 104 mijë netëqëndrime, nga 352 mijë të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, për 6 mujorin, netëqëndrimet për qëllime turistike në vend ishin 319 mijë nga 806 mijë një vit më parë, me një tkurrje prej 60%.

Eurostat mat netëqëndrimet në hotele, njësi të tjera akomoduese afatshkurtra dhe për pushime, sheshe me kampingje dhe kampera.

Në Maqedoni, me popullsi më të ulët dhe që ka më pak atraksione turistike se Shqipëria numri i netëqëndrimeve në vite normale është më i lartë se në Shqipëri. Për 6 mujorin e parë 2019, Maqedonia regjistroi 917 mijë netëqëndrime, ose 13% më shumë se Shqipëria. (kjo mund të lidhet edhe me informalitetin e lartë të strukturave akomoduese tek ne). Por, ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia nuk ka arritur të rikuperojë në maj dhe qershor, me numrin e netëqëndrimeve që ra përkatësisht me 98 dhe 94.5%.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Eurostat, në vitin 2020, industria e turizmit ka vuajtur nga shpërthimi i COVID-19. Kjo është e dukshme kur krahason shifrat e akomodimit të turizmit në vitin 2020 me ato të vitit 2019.

Nga janari deri në gusht 2020, numri i netëve të kaluara në institucionet e akomodimit turistik në BE, të tilla si hotele, njësi akomoduese pushimesh të tjera me qëndrim të shkurtër dhe kampe, arriti në 1.1 miliardë, një rënie prej 50% nga janari-gusht 2019.

Duke parë të dhënat në muaj, rëniet më të konsiderueshme në numrin e netëve të kaluara në institucionet e akomodimit turistik u regjistruan në Prill (-95%) dhe maj (-89%) krahasuar me muajt e njëjtë të 2019.

Në periudhën e verës, pati vetëm një rimëkëmbje të pjesshme, me rënie prej 71% në qershor, 42% në korrik dhe 32% në gusht. Në periudhën korrik-gusht 2020, numri i netëve të kaluara në institucionet e akomodimit turistik u ul me 37% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019.

Marrë nga Monitor.al

Shto Koment