Politike

Lista e plotë e donatorëve, ja sa ndihmë dha çdo vend për Shqipërinë

Sot Holanda ka treguar se do dhurojë 3 milionë Euro, Greqia 2.5 milionë euro grant dhe do ndërtojë 200 shtëpi. Po ashtu ndihma ka dhënë Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Featured image of article: Lista e plotë e donatorëve, ja sa ndihmë dha çdo vend për Shqipërinë
Përditësuar:

BRUKSEL- Shqipëria ka arritur që të mbledh  më shumë se 1 miliadrë Euro ndihma për rindërtimin pas tërtmetit të 26 nëntorit. Sot është zhvilluar konferenca e donatorëve, ku vendet e BE dhe vednet e tjera mike kanë treguar shumën që kanë dhuruar për Shqipërinë. Sot Holanda ka treguar se do dhurojë 3 milionë Euro, Greqia 2.5 milionë euro grant dhe do ndërtojë 200 shtëpi. Po ashtu ndihma ka dhënë Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

SHIFRAT E NDIHMAVE

BE DHE VENDET ANËTARE

Bashkimi Evropian 115 milionë; Franca 100 milion € grant dhe 60 borxh; Italia 65 milionë €; Gjermania 11 milionë €; Suedia 5.6 milionë €; Holanda 3 milionë €; Danimarka 5 milionë €; Polonia 2.5 milionë €; Greqia 2.5 milionë €; Slovakia 250 mijë €; Austria 1 milion €; Republika Çeke 350 mijë €; Sllovenia 300 mijë €; Finlanda 300 mijë €; Portugalia nuk deklaron shifër; Luksenburgu 250 mijë € nëpërmjet UNICEF; Bullgaria 375 mijë €; Malta dhe Qipro mbështetje finaciare 2 milionë Lei; Hungaria 750 mijë €; Irlanda nuk kanë dhënë shifër; Spanja 2—25 mijë €.

SHUMA= 313.2 milionë euro donacione dhe 60 milionë borxh

VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Mali i Zi 750 mijë €; Serbia 2 milionë €, Maqedonia e Veriut 97 mijë €; Kosova 200 mijë €; Bosnje dhe Hercekovina 100 mijë €.

SHUMA= 3.147 milionë €

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

JASHTË BE-SË

Britania e Madhe 1 milionë paundë, Zvicra 9 milionë €, Turqia 45 milionë €, Emiratet e Bashkuara Arabe 70 milionë €; Katari 5 milionë €, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 5 milionë USD; Japonia 2.5 milionë €; Azerbajxhan 1 milion €; Norvegjia 21 milionë Korona norvegjeze; Korea e Jugut 300 mijë USD; Litenshtain 100 mijë €; Algjeria 50 mijë €; Brunel Derusalem 50 mijë USD. 

SHUMA= Rreth 140 milionë €

BANKAT NDËRKOMBËTARE

Banka Islamike për Zhvillim 365 milionë € si programe investimi në sektror strategjik, po ashtu dhe 50 milionë € për rikuperimin e biznesit; Banka Botërore dhe IFC 170 milionë € hua dhe asistencë teknike; Banka Europiane e Investimeve 2.5 milionë € grant, gjithashtu deri në 100 milionë € hua. Banka e Këshillit të Europës 100 milion e 500 mijë € në grante teknike dhe 100 milion € hua; Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Banka Europiane për Rindërtim 100 milion € për rindërtimin,  1 mln € projekte dhe 18 mln € për ujësjellësin (Të gjitha hua).

SHUMA= Premtojnë deri në 900 milionë € borxhe dhe  102.5 milionë € grante

ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

UNICEF do ndërtojmë kopshte dhe shkolla me vlerë 500 mijë €. Këshilli Rajonal për Bashkëpunim do krijohet një ekip me ekspertë që do dërgohet në raste fatkeqësish.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Lista e plotë e donatorëve, ja sa ndihmë dha çdo vend për Shqipërinë

  1. Une dote isha i kenaqur te flej jasht sesa te flej ne nji shtepi qe ka ndertuar Greku ose ta pranoj ndihmen e Serbise.

Shto Koment