Aktualitet

Shifrat e janarit/ Gjithmonë në krye të bandave, qindra miliona € kokainë e sekuestruar do trafikohej prej shqiptarëve

Dosja.al duke u refereuar në atë çfarë është publike nga mediat e huaja, po sjell sot një përmbledhje të operacione kundër trafikut të kokainës që janë zhvilluar ditët e fundit, ku shqiptarët kanë qenë pjesë e personave që kanë rënë në pranga.
Featured image of article: Shifrat e janarit/ Gjithmonë në krye të bandave, qindra miliona € kokainë e sekuestruar do trafikohej prej shqiptarëve Kokainë e sekuestruar

TIRANË- Bandat e shqiptarëve në vende të ndryshme të botës kanë marrë hov dhe për autoritetet janë bërë një problem. Në deklarata të ndryshme, alarmi është ngritur nga autoritet italiane, por reagimet kundër ka pasur dhe në Holandë. Statistikat janë kundër shqiptarëve, pasi në muajin e fundit në kronikat e mediave të huaja sa herë që kapet një sasi kokaine një shqiptar do jetë pjesë e bandës që është goditur. Dosja.al duke u refereuar në atë çfarë është publike nga mediat e huaja, po sjell sot një përmbledhje të operacione kundër trafikut të kokainës që janë zhvilluar ditët e fundit, ku shqiptarët kanë qenë pjesë e personave që kanë rënë në pranga.

Operacioni 24 janar

Policia e Greqisë së bashku me DEA-n amerikane kanë zbuluar një rrjet të trafikut të kokainës, ku mes të arrestuarve kishte dhe shqiptarë. Mediat greke bën me dije se një shqiptar, Aleksandër Pemaj, me rekorde të njohura kriminale, dyshohet se është organizatori. Sasia e drogës së sekuestruar ishte më shumë se 1.2 ton dhe sipas informacioneve ishte nisur nga Karaibet në një anije mallrash. Pasi kishte hyrë në tokën helene, trafikantët e kishin transportuar atë në disa dhoma të marra me qira në plazh, që prej andej ta shpërndanin në të gjithë vendin. Ndërkohë kjo bandë kishte në përbërje dhe disa shqiptarë të tjerë që janë identifikuar si; Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda, Maksim Preçi. Nëse kokaina do të hidhej në treg fitimi i trafikantëve do të kapte shifrën e 50 milionë Eurove.

Operacioni 21 janar

Boksieri kosovar, David Cufaj, që ishte pjesë e një grupi që trafikonte kokainë është arrestuar në qytetin peruan të Qaloyo, së bashku me katër persona të tjerë. Ai u dënua me 17 vjet burg nga gjykata. Policia peruane e identifikoi boksierin si financierin, kordinatorin dhe mbikëqyersin e një dërgese me 2 ton kokainë, me vlerë prej 174 milionë dollarë. Destinacioni i kokainës ishte Belgjika, lidhja e Cufajt u provua pasi, organizata e tij përfshinte edhe disa peruan të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Operacioni 13 janar

Një grup i trafikur është shkatërruar në Itali që ishte nisur nga Brazili. Guardia di Finanza së bashku me Agjencinë Doganore, gjatë operacionit “Simba 2020”, kanë zbuluar 333 kilogramë kokainë të fshehur nën disa pllaka graniti. Droga mbërriti në port e fshehur midis pllakave, dhe u pikas nga autoritetet e portit dhe në në pranga kanë rënë katër persona, mes tyre edhe një shqiptar i identifikuar si B. A. me orgjinë nga Berati. 43-vjeçari, ishte pjesë e grupit të trafikut të kokainës, që transportonte drogë nga Brazili drejt Italisë e më pas shpërndahej në Evropë.

Operacioni 10 janar

Një 37-vjeçar shqiptar me iniciale L.A., është arrestuar në Itali pasi kërkohej në Argjentinë për trafik droge që prej vitit 2013. Sipas mediave italiane, 37 vjeçari u kap në aeroportin e Bologna-s, pasi ishte nisur nga Tirana për turizëm. Pas një kontrolli që iu bë aeoroport u zbulua se i riu shqiptar kishte dokumenta të falsifikuara dhe u ndalua nga autoritetet italiane. Pasi bënë kërkimet e tyre, u zbulua se shqiptari ishte në  kërkim ndërkombëtar nga Interpoli me qëllim ekstradimin drejt Argjentinës. I riu akuzohet se ka marrë pjesë në trafikimin e 22 kilogramëve kokainë drejt Europës, dhe për të mos u pikasur kishte ndryshuar mbiemrin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment