Sociale

“Shi, vranësira e kthjellime”, ja si parashikohet të jetë moti për javën e ardhshme (TABELA)

Shërbimi Metreologjik Ushtarak në një postim në mediat sociale, ka bërë me dije se parashikimin për javën në vijim
Featured image of article: “Shi, vranësira e kthjellime”, ja si parashikohet të jetë moti për javën e ardhshme (TABELA) Foto ilustruese

TIRANË- Java që lamë ka qenë e lagërsh, pasi në ditët e fundit janë regjistuar reshje të shumta shiu. Shërbimi Metreologjik Ushtarak në një postim në mediat sociale, ka bërë me dije se parashikimin për javën në vijim.

Sipas parashikimit bëhet me dije se nesër do të ketë alternime vranësiras dhe kthjellimet, por në disa zona do ketë reshje shiu. E marta dhe e mërkura parashikohetsërish me shi ndërsa të enjten dhe të premten do rikthehet moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.

“Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të prekin pjesën veriore të vendit në orët e mesditës. Ditën e mërkurë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën jugore dhe juglindore të vendit në orët e mesditës. Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi -jugperëndimi 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e premte do të fitojë intensitet hera-herës deri në 20m/s. Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës. Gjatë javës do të kemi parashikime më të specifikuara”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment