Bota

“Ta shpifni”/ Kokainë rozë, orgji dhe alkol, fëmijët e BOSS-ave venezuelianë infektohen me Covid-19 në festën e shfrenuar në ishuj, djali i zyrtarit të lartë nxjerr gishtin e mesit, Maduro: Ata s’e dinin!

FOTO
Me avionë privatë, tufa parash dhe kokainë rozë, të rinj të çmendur pas orgjive dhe luksit udhëtuan nga Venezuela drejt arkipelagut për të kaluar disa orë të paharrueshme, dhe për disa rezultuan vërtet ashtu, pasi u infektuan me koronavirus.
Featured image of article: “Ta shpifni”/ Kokainë rozë, orgji dhe alkol, fëmijët e BOSS-ave venezuelianë infektohen me Covid-19 në festën e shfrenuar në ishuj, djali i zyrtarit të lartë nxjerr gishtin e mesit, Maduro: Ata s’e dinin! Foto nga festa
Përditësuar:

KARAIBE– Një parti e shfrenuar e organizuar nga fëmijët e biznesmenëve të fuqishëm në Venezuelë ka sjellë shpërthimin e Covid-19 në arkipelagun e Los Roques në Karaibe. Me avionë privatë, tufa parash dhe kokainë rozë, të rinj të çmendur pas orgjive dhe luksit udhëtuan nga Venezuela drejt arkipelagut për të kaluar disa orë të paharrueshme, dhe për disa rezultuan vërtet ashtu, pasi u infektuan me koronavirus. Infektimi i të rinjve është pohuar edhe nga vetë Nicolas Maduro, i cili pranoi në një deklaratë zyrtare se praktikisht të gjithë pjesëmarrësisht në atë festë kanë rezultuar pozitivë, por nuk kurseu as mbrojtjen ndaj të rinjve.

Praktikisht të gjithë në festë po rezultojnë pozitivë. Por kush do të kritikojë një festë? Ata nuk e dinin se ishin të sëmurë,”- mësohet të ketë thënë udhëheqësi socialist. Brenda festës, e cila u pasqyrua nga fotot e publikuara në rrjetet sociale nga të rinjtë, mësohet të ketë qenë edhe djali i zyrtarit të lartë pranë Maduros, Jezui Amoroso.

Madje ky i fundit i ka shpëfillur krejtësisht kritikat e mdiave ndërkombëtare duke publikuar një foto me gishtin e mesit lart. “Ta shpifni thashethemexhinj,”– shkruan ai krah fotos. Amoroso njihet ndryshe edhe si El Duke.

Daily mail”, shton se brenda festës ishin të pranishme edhe disa punonjëse seksi, madje tetë prej tyre kishin udhëtuar nga Britania e Mdhe dhe Madridi drejt Venezuelës, vetëm pak ditë para mbylljes së kufijve. Komentet nuk mungojnë as për drogën e përdorur në këtë ‘mbledhje’, e cila njihet si kokaina pink dhe vetëm një gramë e saj kushton 350 dollarë, në versionin elite.

Rrjetet sociale kanë zbuluar edhe praninë e dy artistëve Porto Rikanë, Zion dhe Justin Quiles, të cilët u panë në ato anë në të njëjtat ditë me festën. Aludimeve se ishin të pranishëm në orgjinë e organizuar nga të pasurit venezuelianë, zëdhënësja e këngëtarëve iu përgjigj se ata kishin shkuar për xhirime dhe s’kishin lidhje me festën, drogën dhe prostitutat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo festë ka sjellë edhe zemërim tek banorët e Los Roques, të cilë shprehet se mezi ja dalin për bukën e gojës, ndërsa fëmijët e të pasurve, u sjellin edhe virusin.

Miguel Rengifo, i cili punon taksist tha se është shumë i mërzitur nga kjo ngjarje. “Në luftojmë për të ngrënë, ata fluturojnë dhe ndjekin femrat nga paa pa menduar për asnjë sekondë për pjesën tjetër të njerëzve,“- u shpreh ai.

Sipas një personi të tretë të njohur me situatën, njëra prej vajzave ka qenë e infektuar. Ai tregoi se bashkë me të dashurën e tij, iu desh të evakuuohej e të kërkonte spital, pasi e kishte zënë temperatura e lartë. Ngjarja e publikuar në media solli shumë bujë, dhe shumë prej të pranishmëve në festë, mbyllën rrjetet sociale. Disa prej tyre u shoqëruan në komisariat. Oficerët gjetën armë, ekstazi, dhe tetë vajza që dyshohet se i përkasin një rrjeti prostitucioni. Edhe tutorja e tyre po jep llogari përpara drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment