Politike

Spartak Braho flet për sherrin e djalit në Durrës: E provokuar nga një mik i Berishës

Në një reagim Braho shprehet se ngjarja ka qenë shumë banale dhe siaps tij ka qenë e provokuar. “E provokuar nga një mik i droguar dhe u armatosur i gjysh Berishës, e cila iu relatua policisë”, shprehet socialisti.
Featured image of article: Spartak Braho flet për sherrin e djalit në Durrës: E provokuar nga një mik i Berishës Deputeti i PS, Spartak Braho

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka reaguar pas publikimit të sherrit që kishin pasur dy djemtë e tij në Durrës pak ditë më parë.

Në një reagim Braho shprehet se ngjarja ka qenë shumë banale dhe siaps tij ka qenë e provokuar. “E provokuar nga një mik i droguar dhe u armatosur i gjysh Berishës, e cila iu relatua policisë”, shprehet socialisti.

Më tej ai pranon se është takuar për sqarim me personat në fjalë ashtu siç thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Një shpifje e zakonshme e qofte largut se unë jam takuar për sqarim me personat në fjalë. Denoncimi ndaj personit, që ka 7 vjet në kërkim për provokimin e bërë, ju  bë organeve të policisë së shtetit”, përfundon Spartak Braho.

Denoncimi për këtë ngjarje është bërë nga ish-kryeminsitri Sali Berisha, i cili shkrunte se djalit të deputeti socialist i është bërë atentat në Durrës. Pas këtij denocnimi, Policia ka konfikrmuar ngjarjen, por shton se nuk bëhet fjalë për një atentat, por për sherr për motive të dobëta.

(A.B. Dosja.al) 

Shto Koment