Politike

Sherri për lejet mjedisore/ Klosi lë pa gjë Veliajn: Do hiqet kategoria C, kemi harruar ndotësit e vërtetë (VD)

Pas përplasjeve në distancë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkoi që lejet t’i kalonin Bashkive, Klosi vendosi që t’i ato të anulohen duke i cilësuar si të pavlefshme.

TIRANË– Ministri i Mjedisit dhe Turizimit Blendi Klosi ka prezantuar nismën e re të heqjes përfundimtare të heqjes së lejeve mjedisore të tipit C.

Pas përplasjeve në distancë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkoi që lejet t’i kalonin Bashkive, Klosi vendosi që t’i ato të anulohen duke i cilësuar si të pavlefshme.

Gjatë një takimi me grupin e interesit, paraditen e sotme, ministri tha se bizneset kishin një nivel shumë të ulët ndotjeje dhe se për këtë arsye dikasteri që ai drejton duhet të fokusohet tek shkelësit e vërtetë,

“Do të shpallim një platformë të plotë të institucioneve që merren me mjedisin. Një nga problematikat më të mëdha kanë qënë ato të biznesit të vogël. Me një vendimmarrje të 2014-2015, kur ligjvënësi ka qënë i detyruar dhe ka menduar se ishte e nevojshme që të ishte i pajisur me një leje. Është kthyer në një barrë të plotë të biznesit tonë. Leja është shëndërrruar në një leje kufizuese. Ka ardhur pika e vlimit dhe ne duhet të ndryshojmë. Nuk është leja mjedisore ajo që lejon një furrë bukë apo një klub. Këto biznese ndikojnë në mjedis por në lagje dhe një pallat. Ka nivel të ulët shkarkimesh në ajër, ujë dhe tokë. Gjenerojnë mbetje të riciklueshme. Duam të heqim kategroinë e lejeve C. Është fakt duhet ta pranojmë unë i pari kokëulur, inspektorët merren me një lavazh, dhe harrojnë ndotësit e vërtetë. E kemi shpallur nismën tonë. Shkeljet mjedisore do t’i kalojnë ministrisë së rendit,”-tha Klosi. 

Prej disa kohësh, lejet mjedisore janë kthyer në një “mollë sherri” mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministrit Blendi Klosi. Erion Veliaj sulmoi hapur Blendi Klosin, të cilit i kërkonte që lejet t’i kalonin Bashkisë dhe t’i hiqeshin inspektoriateve. Ai hodhi edhe akuza indirekte tek Klosi dhe tek dikasteri i drejtuar prej tij, duke i quajtur inspektoriatet “Struktura të korruptuara”.

I menjëherëshëm ka qënë edhe reagimi i ministrit Klosi, i cili thumboi Veliajn duke thënë se ndryshimet në ligj kishin prishur interesa. Por se mbi të gjitha ai dhe insititucioni që ai drejton do të mbrojnë vlerat e Shqipërisë që janë më të veçanta se dëshirat e një kryebashkiaku.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment