Aktualitet

Sherri për kromin në Bulqizë, Shaqir Tollja: Autori qëlloi me armë drejt kushëririt. Ai ka miq në shtet, ndaj nuk arrestohet

Shaqir Tollja thotë se ndodhej në makinën e tij, ndërsa autori ishte vënë në ndjekje të kushëririt Erlind Tollja, i cili udhëtonte me Land Roverin që u bombardua nga plumbat.
Featured image of article: Sherri për kromin në Bulqizë, Shaqir Tollja: Autori qëlloi me armë drejt kushëririt. Ai ka miq në shtet, ndaj nuk arrestohet Shaqir Tollja

BULQIZË– Shaqir Tollja, një ndër protagonistët që iu bë atentati ditën e djeshme në Bulqizë shprehet për ‘Report Tv’ se autori ishte në ndjekje të kushëririt të tij.

Edhe pse në njoftimin e policisë thuhet se është qëlluar me armë në automjetin Land Rover ku udhëtonin Shaqir dhe Erlind Tollja, përkatësisht 52 dhe 26 vjec, vetë Shaqir Tollja thotë se ndodhej në makinën e tij, ndërsa autori ishte vënë në ndjekje të kushëririt Erlind Tollja, i cili udhëtonte me Land Roverin që u bombardua nga plumbat.

“Ngjarja e ka zanafillën më 18 gusht më ka kërcënuar djalin, bëmë denoncimin në polici. Më 9 shtator më ka dhunuar mua, erdhi policia bëmë denoncimin por prapë nuk e arrestuan. Ditën e premte, kushëriri im Erlind Tollja erdhi tek kapanoni ku punoj e më tha që po më përndjek Besmiri, unë e shoqërova për në Krajkë. Unë isha me makinën time, Erlindi Tollja me makinën e vet. Autori është Besmir Zeneli, ka qëlluar më armë ndaj automjetit të Erlindit. S’dimë ku na gjen rreziku prej tij, se dikush e mbron në shtet. Nuk kam konflikte por kushërinjtë e mi kanë bashkëpronësi me Zenelin në fabrikën e ferrokromit” – tha Tollja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme rreth orës 14:40 në hyrje aksin Bulqizë-Peshkopi, por fatmirësisht asnjë prej plumbave të lëshuar nuk ka prekur dy të afërmit. Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë. Ata kanë bërë me dije se disa muaj më parë autori i atentatit të sotëm ka ndërmarrë edhe sulme të tjera ndaj familjes Tollja, përfshirë edhe kërcënimin me armë në kokë të një 15-vjeçari. Dy kushërinjtë Tollja janë shoqëruar në komisariatin e Bulqizës për t’u marrë në pyetje, në mënyrë që të zbardhen motivet e ngjarjes. Ndërsa Zeneli, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment