Showbiz

Sherri për Adelina Ismailin/ Dënohet me 30 vite burg Enver Sekiraqa për vrasjen e policit Triumf Riza

Dënohet me 30 vite burg Enver Sekiraqa për vrasjen e policit Triumf Riza.
Featured image of article: Sherri për Adelina Ismailin/ Dënohet me 30 vite burg Enver Sekiraqa për vrasjen e policit Triumf Riza Enver Sekiraqa, Adelina Ismaili dhe Trumf Riza

Kosovë- Këngëtarja Adelina Ismaji gjithmonë ka qenë në qendër të medieve, jo vetëm për karrierën e saj si këngëtareje por edhe për historitë e saj personale.

Gjykata e Prishtinës e ka dënuar me 30 vite burg Enver Sekiraqën, pasi akuzohet për vrasjen e Triumf Rizës. Thuhet se këngëtarja ka pasur lidhje intime si me biznesmenin Sekiraqa dhe me policin Triumf Rizën, në etapa të ndryshme kohore. Mes tyre shkaku i sherrit ka qenë vetë këngëtarja. Pas ngjarjes së rëndë këngëtarja Ismajli i ka kushtuar edhe një këngë policit Riza me titullin “Trimit Tim”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si ndodhi vrasja? 
Në 30 gusht të vitit 2007, Triumf Riza u ekzekutua me 11 plumba nga Arben Berisha, i cili njihet si bashkëpunëtor i afërt i Sekiraqës. Sekiraqa iu dorëzua autoriteteve të EULEX-it në vitin 2012. 4 vjet pas dorëzimit të tij, Gjykata e Prishtinës i dha 37 vite burg Sekiraqës, por Gjykata e Apelit cilësoi se duhej të rishihej edhe njëherë dënimi i tij.

J.V/Dosja.al

Shto Koment