Aktualitet

Sherri në Tiranë! 6 persona goditën me sende të forta 27-vjeçarin, shpallen në kërkim nga policia

6 persona janë në kërkim pasi në datën 13 mars kanë goditur me sende të forta një 27-vjeçar. Ky i fundit ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Featured image of article: Sherri në Tiranë! 6 persona goditën me sende të forta 27-vjeçarin, shpallen në kërkim nga policia Policia e Shtetit

TIRANË– Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 6 persona pasi në datën 13 mars kanë goditur me sende të forta një 27-vjeçar. Ky i fundit ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI:

Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. K., 38 vjeç,  E. M., 37 vjeç, N. L., 26 vjeç, A. K., 28 vjeç, F. M., 33 vjeç, dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Pandi Dardha”, pasi një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment