Aktualitet

E qëlluan me armën e policit gjatë sherrit në spitalin e Fierit, transportohet drejt Traumës Aleksandër Zhapaj

Mësohet se Zhapaj gjatë transportimit  është shoqëruar nga policia. Ai mbeti i plagosur në urgjencën e spitalit të Fierit pas përplasjes me dy familjeve që ishin konfliktuar më herët në Levan.
Featured image of article: E qëlluan me armën e policit gjatë sherrit në spitalin e Fierit, transportohet drejt Traumës Aleksandër Zhapaj I plagosuri Aleksandër Zhapaj

TIRANË– Aleksandër Zhapaj, i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit në Fier, është transportuar sot drejt spitali të Traumës.

Mësohet se Zhapaj gjatë transportimit  është shoqëruar nga policia. Ai mbeti i plagosur në urgjencën e spitalit të Fierit pas përplasjes me dy familjeve që ishin konfliktuar më herët në Levan. Autori Daniel Braçe i mori armën  një efektivi policie dhe qëlloi mbi Aleksandër Zhapën duke e lënë të plagosur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar dy netë më parë në Fier. 5 persona janë plagosur dhe 5 janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Katër të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment