Politike

Sherri në Levan/ Denoncimi: Njerëzit e Subashit po prishin kamerat e spitalit që të fshehin krimin në Fier

Sipas qytetarit, njerëz të dërguar nga Armando Subashi po mundohen të nxjerrin jashtë funksionit kamerat e spitalit të Fierit për të fshehur krimin e rëndë ndodhur një natë më parë.
Featured image of article: Sherri në Levan/ Denoncimi: Njerëzit e Subashit po prishin kamerat e spitalit që të fshehin krimin në Fier Në foto spitali i Fierit

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër mesazh të një qytetari, sipas të cilit, njerëz të dërguar nga Armando Subashi po mundohen të nxjerrin jashtë funksionit kamerat e spitalit të Fierit për të fshehur krimin e rëndë ndodhur një natë më parë.

Denoncimi i plotë:

Narkoshteti ne sherbim te krimineleve per te mbuluar gjurmet e krimit!
Prishet sistemi i kamerave te urgjences qe fillmoj nipin e Ruçit kriminelin Qerem Braçi tek i merre revolen policit dhe qellon mbi qytetaret,plagose rende dy prej tyre.

Lexoni mesazhin e ardhur mbreme vone te qytetarit dixhital. sb

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Doktor ne keto momente ne spitalin e Fierit po prishin sistemin e kamerave qe te duken sikur kane kohe qe nuk fuksiononin,vete Armando Subashi ka cuar njeri te besuar per kete pune,te lutem anonim jo se kam frike nga keta Komunista se pa pune jam por per njerzit e families!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier. 5 persona janë plagosur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment