Aktualitet

SHERRI në KZAZ 30 në kryeqytet! Policia jep detajet, procedohen penalisht 3 vëzhguesit (EMRAT)

Të proceduarit janë Jugers Mullahi, Oriald Laçi dhe Avni Dushku.
Featured image of article: SHERRI në KZAZ 30 në kryeqytet! Policia jep detajet, procedohen penalisht 3 vëzhguesit (EMRAT) Foto Ilustruese

TIRANË– Procedohen penalisht tre personat të cilët u përfshinë ditën e djeshme në konflikt në shkollën “1 Maji”, ku edhe po zhvillohej procesi i numërimit të votave.

Të proceduarit janë Jugers Mullahi, Oriald Laçi dhe Avni Dushku.

NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit:J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment