Aktualitet

Sherri në Korçë/ Dy vëllezërit dhunojnë me mjete të forta 35-vjeçarin, i shkatërrojnë edhe makinën (Emrat)

Mësohet se dy persona, vëllezër mes tyre, kanë dhunuar me mjete të forta shtetasin Orges Moraiti, 35 vjeç, ndërsa dy agresorët Andrea dhe Dionis Diamanti i kanë dëmtuar edhe makinën.
Featured image of article: Sherri në Korçë/ Dy vëllezërit dhunojnë me mjete të forta 35-vjeçarin, i shkatërrojnë edhe makinën (Emrat) Foto ilustruese

KORÇË- Një sherr fizik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, pranë vendit të quajtur ‘Kryqëzimi i Ersekës’, një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se dy persona, vëllezër mes tyre, kanë dhunuar me mjete të forta shtetasin Orges Moraiti, 35 vjeç, ndërsa dy agresorët Andrea dhe Dionis Diamanti i kanë dëmtuar edhe makinën. Policia bën me dije se sherri ka ndodhur për motive banale.

Njoftimi i policisë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 22.11.2019, në dalje të qytetit, në rrugën Korçë-Ersekë, dy shtetasit A.D., 22 vjeç dhe  D.D., 33 vjeç, (vëllezër) banues në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin O.M., rreth 40 vjeç, banues në Lubonjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit, autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë dëmtuar me sende të forta, edhe mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit O.M. Në ambjentet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar të dy shtetasit A.D., dhe D.D., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment