Aktualitet

Sherri mes kushërinjve për pronën/ Plagoset 36-vjeçari, përfundon në Spitalin e Traumës

Plagoset me thikë nga kushëriri 36-vjeçari në Tiranë. Arrestohet 44-vjeçari me iniciale R.H.
Featured image of article: Sherri mes kushërinjve për pronën/ Plagoset 36-vjeçari, përfundon në Spitalin e Traumës Foto ilustruese

Tiranë- Nga policia e Tiranës është arrestuar një 44-vjeçar pasi ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij.

Sipas policisë  në vendin e quajtur kodër Kashar 2,  44-vjeçari me iniciale R.H pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç.  Ky i fundit ndodhet për mjekim në spitalin e Traumës.

Njoftimi i Policisë:

Plagos me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment