Aktualitet

Sherri me personat e rrezikshëm, zbardhet atentati me tritol ndaj Artion Bylykut, pronari i Benzit: S’vura re gjë

Mësohet se vënia e tritolit në makinën tip “Benz”, teksa automjeti ishte i parkuar në rrugën “Siri Kodra” është vendosur nga disa persona të rrezikshëm.
Featured image of article: Sherri me personat e rrezikshëm, zbardhet atentati me tritol ndaj Artion Bylykut, pronari i Benzit: S’vura re gjë Makina e shperthyer
Përditësuar:

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin me tritol që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku fatmirësisht shënjestra Artion Bylyku shpëtoi mrekullisht.

Mësohet se vënia e tritolit në makinën tip “Benz”, teksa automjeti ishte i parkuar në rrugën “Siri Kodra” është vendosur nga disa persona të rrezikshëm.

Dosja.al mëson gjithashtu se Bylyku ka pasur një sherr me disa persona të rrezikshëm për motive pronësi. Vetë pronari i “Benzit” është shprehur se nuk ka vënë re asgjë në momentin që mëngjesin e sotëm është drejtuar tek mjeti.

Nuk vura re asgjë. Nuk dyshoja për gjë. Hapa derën dhe doja të hipja, kur makina shpërtheu,”- mësohet të ketë thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:45, makina e tipit “Benz” ka shpërthye teksa qëndronte e parkuar në rrugën “Siri Kodra”. Automjeti mori flakë në momentin që pronari, Artion Bylyku hapi derën, pasi i kishin vënë një sasi tritoli në pjesën e përparme.

Fatmirësisht Bylyku shpëtoi pa u lënduar, ndërkohë që mjeti pësoi dëme të konsiderueshme materiale.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment