Aktualitet

Sherri me një të vrarë në Durrës, një tjetër i plagosur paraqitet në spital, ja çfarë thotë policia

Policia e Durrësit deklaron zyrtarisht se në urgjencën e Spitalit të Durrësit është paraqitur i lënduar shtetasi E.T., megjithatë nuk dihet nëse ky i fundit ka qënë i përfshirë në konflikt. 
Featured image of article: Sherri me një të vrarë në Durrës, një tjetër i plagosur paraqitet në spital, ja çfarë thotë policia Pamje nga vendngjarja

DURRËS– Një tjetër i plagosur në Durrës nga përplasja me armë zjarri mes familjeve Baboci dhe Tatanozi. Policia e Durrësit deklaron zyrtarisht se në urgjencën e Spitalit të Durrësit është paraqitur i lënduar shtetasi E.T., i cili është qëlluar me shkop bejsbolli nga 19-vjeçari Erald Gjini.

“Po në lidhje me këtë informacion është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Vritet 39-vjeçari në Durrës! Devijoi makinën për t’i shpëtuar atentatit me të birin, por plumbat i morën jetën. Djali me dy gjeneralitete ka plagë në dorë, autorët në pranga

(k.m./dosja.al)

Shto Koment