Showbiz

SHERRI i tyre nuk ka të mbaruar! “Unë di ku i harxhoj plumbat”, Olti Curri dhe Fjoralba Ponari debatojnë ashpër, moderatorja: Nuk ke fatin të më njohësh në kafe…

VIDEO
Në emisionin 'E Diell', Olti Curri dhe Fjoralba Ponari kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin duke na rikujtuar kështu sherrin e bujshëm që kanë pasur së bashku para pak muajsh.
Featured image of article: SHERRI i tyre nuk ka të mbaruar! “Unë di ku i harxhoj plumbat”, Olti Curri dhe Fjoralba Ponari debatojnë ashpër, moderatorja: Nuk ke fatin të më njohësh në kafe… Olti Curri- Fjoralba Ponari
Përditësuar:

TIRANË– Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar”, në “E diell”, është debatuar mes opinionistit Olti Currit dhe moderatores Fjoralba Ponari. Teksa Olti po fliste për temën “Opinioni si presion shoqëror”, e përkufizoi Fjoralbën si vajzën e kuruar, të sjellshme e të qendisur bukur.

Fjoralba nga ana tjetër i është përgjigjur Oltit duke i thënë se ai nuk e njeh anën tjetër të karakterit të saj dhe se nuk e ka fatin që ta njohë jashtë ekranit, as në kafe.

Debati:

Olti: Janë disa personazhe publik, si Fjoralba, që mënyra sesi sillen, janë të qendisur, të kuruar, të paprekur…

‘Fjoralba: Njerëzit krahasojnë momentet e mia të para në ekran me atë që jam sot. Unë mendoj që janë dy njerëz komplet të ndryshëm në perceptimin përtej ekranit. Nëse ti do kaloje pak kohë me mua do kuptoje që ajo që jam sot, është edhe Fjoralba në kafe, por ti nuk e ke atë fat. Të më thuash mua që je e vizatuar në mendime, unë këtë mënyrë të artikuluari kam edhe në përditshmëri dhe këtë mund ta dëshmoj gjithsecili prej këtyre këtu.

Olti: Fakti që the në kafe ti nuk e ke atë fat…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fjoralba: Tani ne po bëjmë edhe batuta me njëri-tjetrin se nuk jemi në hasmëri.

Olti: Absolutisht jo nuk jemi, sepse unë di ku i harxhoj plumbat. Sapo të nxorra nga filmi vizatimor që është qendisur e bukur, me shportën me lule, që po shkon ti çoj ushqime gjyshes, Fjoralba iku.

Fjoralba: Unë kam dy anë të karakterit që ti thjesht nuk je përballur.
Olti: Unë po flas për atë që shoh.

Minuta 26:33

Vitin e kaluar Olti dhe Fjoralba u përfshinë në një debat pas një gafe të moderatores, debat që vazhdoi për disa ditë në rrjetet sociale, e mesa duket marrëdhënia e tyre vazhdon e krisur.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment