Aktualitet

Sherri i rëndë në Fier, Policia reagim zyrtar: Konflikt mes dy familjeve, po kërkojmë personin e tretë

Në një reagim për mediat, Policia bën me dije se ka qenë një konflikt mes dy familjeve të cilat kanë paur një sherr me armë të ftohta me njëra-tjetrën.
Featured image of article: Sherri i rëndë në Fier, Policia reagim zyrtar: Konflikt mes dy familjeve, po kërkojmë personin e tretë Policia në vendin e ngjarjes

TIRANË- Policia e Fierit ka reaguar pas ngjajres së rëndë të ndodhur sot, ku disa persona mbetën të plagosur. Në një reagim për mediat, Policia bën me dije se ka qenë një konflikt mes dy familjeve të cilat kanë paur një sherr me armë të ftohta me njëra-tjetrën.

Po ashtu blutë e Fierit bëjnë me dije se janë arrestuar 2 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Më tej shtohet se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË

Në Levan të Fierit, gjatë një konflikti mes dy familjeve janë dëmtuar me sende të forta dy shtetas G.ZH dhe D.Zh, ndërsa shtetasit K.L. dhe E.M. janë lenduar me mjet prerës.

Të plagosurit janë transportuar për në Spital, për ndihmë mjekësore. Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin A.ZH.

Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie duke kanë bërë bllokimin e dy shtetasve E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

FNSH dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen edhe të një shtetasi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Njëkohësisht me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Polici, për të verifikuar veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Një ngjajre e rëndë është shënuar sot në Fier. 4 persona janë lagopsur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment