Showbiz

Sherri i bujshëm mes motrave, Kim Kardashian flet për herë të parë: Kourtney më gërvishti dhe e godita, nëna shpërtheu në lot (VIDEO)

Kim Kardashian flet për herë të parë pas sherrit me motrën e saj.
Featured image of article: Sherri i bujshëm mes motrave, Kim Kardashian flet për herë të parë: Kourtney më gërvishti dhe e godita, nëna shpërtheu në lot (VIDEO) Kim Kardashian dhe zënka me motrën.

SHBA– Disa ditë pas sherrit të bujshëm mes motrave Kim Kardashian dhe Kortney, Kim ka treguar se sa serioze kishte qenë situate. Ylli i familjes Kardashian ka rrëfyer që zënka ka degraduar dhe në të gërvishtura, dhe ajo është detyruar të godasë motrës e saj. Kjo gjë ka prekur mjaft, nënën e tyre Kris, e cila ka shpërthyer në lot.

“Kur pashë se ajo më kishte gërvishtur, e ndjeva të gjithën në kurriz dhe shkova e godita atë”, – u shpreh Kim Kardashian për  The Tonight Show: Home Edition”.

Megjithatë në videon e saj sqaruese, Kim Kardashian ka treguar se tashmë marrëdhëniet me Kortney-n janë rregulluar dhe e kanë hedhur pas krahëve sherrin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy motrat e famshme në botën e showbiz-it, Kim Kardashian dhe Kourtney disa ditë më parë janë përplasur fizikisht. Sherri banal që është publikuar në “Keeping Up With The Kardashians”, duke nxjerr në pah marrëdhënien e ndërlikuar mes dy motrave.

Në një video promo të shkurtër, dëgjohej Kortney që gjykonte të pasmet e kolme të Kim Kardashian, ndërsa nuk munguan dhe gjuajtjet me shishe.

Ka qenë 40-vjeçarja Kortney që ka nisur sherrin, pasi përveç ofendimit e ka gjuajtur me shishe, dhë në këtë moment është ngritur Kim që dëgjohet t’i thotë të largohet.

R.L/Dosja.al

Shto Koment