Politike

Sherri dhe grushtet me anëtarët e OP-së, Valter Meshi i FRPD-së: Nuk rraha njeri, iu përgjigja me gjuhën e tyre. Duhet të tregojnë se s’kanë asgjë personale me “Albchrome”

Në një status në rrjetet sociale, Meshi pranon që ka ndodhur një përplasje mes tyre por gjithasdhtu shton se nuk ka grushtuar askënd. Anëtari i FRPD-së shkruan se ka qenë në atë ambjent për të pyetur anëtarët e OP-së se çfarë kanë bërë në lidhje me situatën e minatorëve dhe nëse kanë parë edhe kushtet e punëtorëve të tjera apo ët “Albchrome”.
Featured image of article: Sherri dhe grushtet me anëtarët e OP-së, Valter Meshi i FRPD-së: Nuk rraha njeri, iu përgjigja me gjuhën e tyre. Duhet të tregojnë se s’kanë asgjë personale me “Albchrome” Sherri dhe Valter Meshi

TIRANË– Valter Meshi anëtar i Forumit Rinor Të Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga Organizata Politike, anëtarë të së cilës shiheshin duke u grushtuar me të rinjtë e FRPD-së, gjatë një eventi që studentët e Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës kishin organizuar për sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri. Në një status në rrjetet sociale, Meshi pranon që ka ndodhur një përplasje mes tyre por gjithasdhtu shton se nuk ka grushtuar askënd. Anëtari i FRPD-së shkruan se ka qenë në atë ambjent për të pyetur anëtarët e OP-së se çfarë kanë bërë në lidhje me situatën e minatorëve dhe nëse kanë parë edhe kushtet e punëtorëve të tjera apo ët “Albchrome”. Sipas Meshit, Organizata Politike duhet të tregojë gjithçka në lidhje me këtë aksion të zhvilluar kundër biznesmenit Samir Mane, në mënyrë që të bëjnë të qartë se asgjë nuk është personale, por po bëhet për të mirën e minatorëve.

“Është e vërtetë se para dy ditësh ka ndodhur një përplasje mes meje dhe disa gjobëvënës komunista. Në Fakultetin Filozofik të Prishtinës po mbahej një aktivitet komplet ordiner dhe komunistesk. Rastësisht ndodhesha në Prishtinë dhe pashë disa postera në mure ku njoftohej për aktivitetin. Mendova të shkoja aty në atë aktivitet dhe t’u bëja disa pyetje organizatorëve të cilët do të flisnin me njeri-tjetrin për propagandën dhe gjobëvënien e rradheës mbi një oligark të kromit në Shqipëri. Këta gjobëvënës dhe shantazhues ku gjysma përdorin adresa fallco i njof prej 7 vitesh të cilët krijuan një grup sapo Rama erdhi në pushtet, dhe prej asaj dite këta financohen nga qeveria për gjobëvënie, për shantazhe, për shuarjen e çdo kauze të shoqërisë civile apo të Opozitës. Në aktivitet nuk kishin marrë pjesë asnjë student apo qytetar i thjeshtë, aty ishin vetëm ordinerët që organizojnë gjobëvëniet. Në momentin që unë hyra në sallën ku po zhvillohej kjo marrëzi, këto fytyra të cilët duken që drogën e kanë produkt të parë të konsumimit m’u vërsulen duke tentuar të më nxirrnin jashtë. Unë sigurisht që nuk kisha ndërmend të konfliktohesha fizikisht, por ishte e pa shmangshme t’a anashkaloja këtë gjë. U bëra thirrje se nuk kam ardhur të konfliktohem fizikisht, por t’u bëj disa pyetje në lidhje me kauzen e tyre dinake. Por ata nuk dëgjuan dhe filluan konfliktin fizik. Sigurisht që unë përveçse kam mbrojtur veten, sepse dy duar për një kokë janë, nuk kam shkelur asnjë nen të kodit penal. Kjo organizatë komuniste e cila çdo gjë e bën për të marrë hapsira mediatike dhe vëmendje, e kthejnë situatën në favorin e tyre dhe publikojnë video të cilat nuk janë aspak të vërteta, pasi fillimi i konfliktit ishte krejt ndryshe. Këta ordinera nuk e kanë problem pse rrifen, përkundrazi ata gëzohem nëse dikush i rref dhe të dalin nëpër media duke ulërit se na rrafen. Prej dy ditesh portalet me të pandjekura dhe aspak serioze të Kosovës apo Shqipërisë kanë nxjerrë disa postime komplet gënjeshtra. Dua t’u bëj me dije se unë nuk kam lidhje me asnjë oligark dhe se une aty isha krejt rastësisht dhe për t’u bërë këto pyetje:
1- Sa miniera ka në Bulqize? Albchrome është e vetmja?
2- Pervec minieres se Albchrome ku ka anëtarë të tjere sindikata e re?
3 – Pse nuk e ngreni zërin për minatoret e të gjitha minierave? Se kështu duket sikur keni nje cështje krejt personale me AlbChrome dhe jo sikur doni të përmiresoni kushtet e minatoreve në përgjithesi. Duket sikur OP po i përdor anëtaret e sindikates se re me keq se partite e tjera politike, vetem për zhurmë elektorale.
5 – Sindikata e krijuar nga OP (e reja) ka më shumë anëtarë se sindikatat e tjera apo me pak?
6 – Çfare do të bënit ndryshe me ekonominë ju të OP nëse do zgjidheni ne parlament? Se me siguri po kërkoni të ktheheni ne parti parlamentare, apo jo?

Prandaj une jam i gatshëm të deklaroj në polici dhe prokurori në çdo moment se si qëndron e vërteta. Dhe te jeni te bindur se shumë shpejt do të përfundoni në kosh të plehrave bashkë me mendimet tuaja marksiste, komuniste që përhapni në fakultete dhe që mundoheni të rekrutoni adoleshentët e viteve të para të fakulteteve apo gjimnazeve. Edhe njëherë dua t’u bëj thirrje, ndaloni publikimin e gënjeshtrave duke thënë se: ai na rrahu, na dhunoi, unë nuk kam rrahur njeri as dhunuar. Unë u jam përgjigjur me të njëjtën gjuhë që u përgjigjet kaq, as më pak as më shumë.
Prandaj mos u bëni qesharakë se fundi juaj do të jetë shumë i tmerrshëm,”- shkruan Valter Meshi në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë, Organizata Politike ka postuar një video sherri. Sipas tyre, është pikërisht momenti kur anëtarët e FRPD-së, të “urdhëruar” nga biznesmeni Samir Mane kanë sulmuar dhe përdhosur ambientet e Universitetit të Prishtinës.  Studentët e Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës kishin organizuar një event ku u fol për sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri. Por mesa duket eventi u ndërpre për shkak të grupit të të rinjve të Partisë Demokratike që kishin shkuar dhe kishin prishur të gjithë organizimin. Në video duken qartë momentet e grushtit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment