ShowbizVirale

DOSJA-SHERRET/ Si u konfliktuan VIP-at dhe jo vetëm gjatë verës 2020, sherri i bujshëm i Maguire dhe arma që kërciti në ish-Bllok, vajzat që u bënë protagoniste dhe rasti ‘NOJA’

FOTO
Kështu, duke mos u përfshirë akoma në botën e showbizit, kemi disa personazhe që janë të njohur në media për veprimtaritë që ushtrojnë. Janë dhe ato të personave që nuk njihen në media mirëpo krijojnë lajm për faktin e vendit ku janë apo arsyes banale që ndodh.
Featured image of article: DOSJA-SHERRET/ Si u konfliktuan VIP-at dhe jo vetëm gjatë verës 2020, sherri i bujshëm i Maguire dhe arma që kërciti në ish-Bllok, vajzat që u bënë protagoniste dhe rasti ‘NOJA’ Sherret
Përditësuar:

TIRANE– Të qenit person publik e bën më të vështirë ruajtjen e jetës private, romancat apo edhe hasmëritë që mund të ndodhin mes individëve të ndryshëm. Personazhet e njohur të showbizit, të medias e jo vetëm janë ‘në syrin’ e medias dhe nuk kalojnë pa u komentuar në lidhje me ngjarjet e bujshme që marrin vëmendje për disa ditë me rradhë.

Por para se të kalojmë të bota e showbizit dhe bëmat e saj ju prezantojmë disa ‘seriale’ që si protagonistë kanë njerëzit e thjeshtë, dhe që do të mbahen mend gjatë.

E si mund të mos përmendet i pari si rast seriali me 3 pjesë: Margarita, Ndue dhe Brisilda.

Rrahja e vajzës nga Shkodra

Margarita, vajza nga Shkodra e cila mori peng Brisildën për ta marrë në pyetje në lidhje me takimet që bëri me Nduen, partnerin e saj. Tre videot bënë xhiro në rrjetet sociale dhe argëtuan njerëzit me ngjarjen që më pas shkoi deri te arrestimi i Margaritës.

Tani ajo është e lirë pasi është shprehur në gjykatë se është penduar për gjërat që kishte bërë kundrejt Brisildës.

Sherri ne jale

Më pas kemi dhe Elionën dhe Sarën, dy vajzat që ‘tërbuan Jalën me videon e tyre ku shihen që po zihen me duar me njëra tjetrën. Nuk ka kaluar shumë ditë nga kjo ndodhi dhe akoma dhe sot, pas 6 ditësh, Eliona dhe Sara njihen si vajzat sexy të Instagramit që u bënë virale për sherrin e ndodhur në Jalë.

Sherret në zonën e Bllokut nuk janë aspak gjë e re. Më 7 qershor disa vajza kanë goditur djemtë dhe videoja është filmuar nga kalimtarët. Më pas kemi dhe atë të dy vajzave që me 27 gusht goditën njëra-tjetrën me taka, apo dy dentistet që u zunë me 17 qershor.

Rois Babasi

Kujtojmë se me datë 16 korrik, në Tiranë ndodhi një përplasje me armë në një nga lokalet e zonës së ish-bllokut, ku mbeti i plagosur Gazmir Bushaj, bodigardi i F. H dhe Rois Babasi, djali i ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi. Sherri mes Roisi dhe 39-vjeçarit Gazmir Bushaj, ka nisur nga një konflikt për punë femrash.

Dosja.al zbardhi zanafillën e plotë të sherrit që përfshiu në sherr me thika e armë, mesnatën e 16 korrikut, djem biznesmenësh e ish-deputetësh në mesin e ish-Bllokut, pranë Vilës së ish-Diktatorit Enver Hoxha. Bëhet fjalë për Ervis Bajraktarin, Ritvan Toskajn, F.H., djali i biznesmenit I.H, bashkë me truprojën e tij, Gazmir Bushaj, dy djemtë e deputetit socialist T.D., J dhe M.D, dhe dy djemtë e ish-deputetit të PD-së, Ndriçim Babasi, Even dhe Rois Babasi.

I gjithë sherri nisi për një vajzë. Pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit ku ishin ulur dy grupet kriminale, tregojnë se si ndodhi e gjithë ngjarja. Në pamje shihet sesi rreth orës 00:30 truproja i F.H., Gazmir Bushaj shkon me thikë dhe qëllon Rois Babasin, dhe në momentin kur tenton që ta qëllojë për herë të dytë, ai plagoset në këmbë nga Even Babasi, i cili shkon të mbrojë të villain dhe e qëllon 39-vjeçarin me “Bereta”.

Rois Babasi mori një plagë thike në krah dhe u shtrua në një spital privat ku iu komunikua edhe masa e sigurisë nga Gjykata. Ai u lirua ndërkohë që në kërkim mbetet Even Babasi.

Harry Maguire

Ooo, po si mund të harrohet ngjarja e muajit të fundit, sherri në Mykonos i Harry Maguire më të ‘ashtëquajturit’ shqiptarët. Mbrojtësi i Anglisë dhe kapiteni i Manchester United u shpall fajtor për të gjitha akuzat pas sherrit të ndodhur në Mykonos të Greqisë. 27 vjeçari u dënua me 21 muaj për sulmin ndaj policisë, abuzimin verbal dhe përpjekjen për ryshfet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koha të kalojmë te sherret e VIP-ave shqiptarë!

Ajo që të gjithë flasim ditë e natë, si ndodhi përleshja mes X këngëtari apo moderatoreje, a nuk ishin miq të mirë? Mos e gjitha është inskenim…. e shumë pyetje që ngrihen në mendjen e njerëzve.

Fero, Robert Berisha

Fero, reperi që ka shumë pretendime dhe e quan veten si më të mirin në tregun muzikor shqiptar, ka ofenduar publikisht, Robert Berishën. Fero është shprehur për Berishën se ka pak koncerte e mbi të gjitha bën shumë pak para, duke e mbivlerësuar si artist. Sigurisht që dhe Roberti kishte një përgjigje për këto deklarata duke iu drejtuar me ironi reperit për sukseset e tij.

Getinjo, Melinda

Nuk është sherr i mirëfilltë, mirëpo ‘kunjë’ mund të quhet. “Pretty motherfucker”, këndon Melinda Ademi në një pjesë të këngës, teksa një emër të tillë reperi Getinjo e mban të vendosur në profilin e tij të Instagramit. Pas publikimit të këngës, Getinjo ka publikuar në Instastory një video ku bën sikur po e merr lemza, me nënkuptimin që dikush e ka përmendur.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dyshes, po kujtojmë se prej kohësh është përfolur se Getinjo i ka dedikuar një diss Melindës në këngën “Selfmade”. Siç duket, reperja e ka parë të arsyeshme “t’i kthejë borxhin!”

Ronela Hajati

Ronela Hajati ka qënë pjesë e një ‘sherri’ me policinë e shtetit. Teksa ka dashur të hyjë brenda stadiumit ‘Air Albania’ për të qënë prezente në festën e grupit të futbollit ‘Tirana’ për të festuar titullin kampion, këngëtarja është ndeshur në kundërshtimin e forcave të policisë.

Xhensila Pere, Alesia Bami

Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere ka folur për Alesia Bamin këtë verë duke thënë se moderatorja është shumë e bukur, por nuk është e përshtatshme për formatin e “Procesit Sportiv”.

Blunt, Ledri Vula

Dj Blunt doli me një deklaratë mjaft të fortë për Ledri Vulën duke e quajtur “viç” dhe i kujtoi se ka nxjerrë deri tani 9 albume. Deklarata e tij bëri zhurmë të madhe online dhe në rrjetet sociale, mirëpo Ledri nuk zgjodhi të reagonte aspak.

Gjithsesi, vera nuk kalohet vetëm me plazh, diell dhe pushime. Duhen pak drama të ndodhin vërdallë që të na e bëjnë më të këndshme bisedën me miqtë në lidhje me sherret që po bëhen publike.

P.s ( jemi në pritje të sherreve të tjera..)

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment