Aktualitet

Sherr për pronën në Ndroq të Tiranës, i qëllojnë të atin me kazmë, djali merr armën e gjahut dhe i shkon në banesë 45-vjeçarit

Nga Policia e Tiranës është arrestuar D. N., 45 vjeç dhe  K. D., 27 vjeç, pasi një sherrit për pronën.
Featured image of article: Sherr për pronën në Ndroq të Tiranës, i qëllojnë të atin me kazmë, djali merr armën e gjahut dhe i shkon në banesë 45-vjeçarit Arma e sekustruar nga Policia

Tiranë- Në prangat e Policisë së Tiranës kanë rënë dy persona D. N., 45 vjeç dhe  K. D., 27 vjeç, pasi një sherri për pronën në fshatin Ndroq të Tiranës.

Policia njofton se personi me iniciale D. N. për motive pronësie ka goditur me mjet të fortë (kazmë) babain e K.D, 27-vjeçit të arrestuar, pas  sherrit për pronës. Ky i fundit, pas palgosjes së të atit, i cili ndodhet në sputal, ka marrë armën e gjahut dhe i ka shkruar në banesë të 45-vjeçarit për t’u hakmarrë.

Kjo ngjarje është parandaluar nga Policia dhe mbi  personin D.N rëndon vepra penale“Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërsa mbi K.D rëndon vepra penale dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Njotimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale për motive pronësie.

Marrja në kohë e informacionit dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit Nr. 6 parandaluan përshkallëzimin e një konflikti mes disa shtetasve.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe bllokohet arma e gjahut me fishekë, të cilën njëri nga shtetasit e posedonte me leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Fshatin Shesh, Ndroq po ndodhte një konflikt i ashpër midis disa shtetasve, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– D. N., 45 vjeç, banues në fshatin Shesh, Ndroq.

– K. D., 27 vjeç, banues në fshatin Shesh, Ndroq.

Arrestimi në flagrancë i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi, në fshatin Shesh, Ndroq, shtetasi D. N. për motive pronësie ka goditur me mjet të fortë (kazmë) shtetasin E. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti midis shtetasve ka agravuar më tej nga djali i shtetasit të dëmtuar, i cili ka marrë një armë gjahu të mbushur me fishekë, të cilën e posedonte me leje dhe ka tentuar të qëllojë shtetasin D. N., në banesën e tij, por nuk mundi dot falë veprimeve të shpejta të Policisë. Gjithashtu, falë veprimeve të shpejta është bërë i mundur edhe bllokimi i armës së gjahut me fishekë, me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krimin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të D. N dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, në ngarkim të shtetasit K. D.

J.V/Dosja.al

Shto Koment