Aktualitet

Sherr për pronat në Librazhd, dhunohen me sende të forta babë e bir

Në pranga ranë sipas policisë “B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd.
Featured image of article: Sherr për pronat në Librazhd, dhunohen me sende të forta babë e bir Foto Ilustruese
Përditësuar:

LIBRAZHD– Sherr për pronat në Librazhd. Policia ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër të cilët kanë dhunuar me sende të forta babë e bir në fshatin Hotolisht.

Në pranga ranë sipas policisë “B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasit:B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër), si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht.Këta shtetas, në fshatin Hotolisht, Librazhd, kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment