LIVE UPDATES
Politike

“Sherr për paratë”, ç’po ndodh në Samitin e BE për planin e rimëkëmbjes nga Covid. Ditëlindja e Merkel pa festë d

17 Korrik 2020, 12:51 Nga DOSJA
“Sherr për paratë”, ç’po ndodh në

Kancelarja Merkel zakonisht e përfytyron ditëlindjen e saj ndryshe. Por Angela Merkeli do ta kalojë 17 korrikun me 26 kolegët e saj evropianë, dhe me sa duket pas asnjë lloj atmosfere festive. Mosmarrëveshjet për shumën dhe modalitetet për Fondin e Rindërtimit pas koronës që shkon në 750 miliardë euro janë të e ashpra. Bisedimet janë të ndërlikuara edhe nga fakti se do të diksutohet edhe për buxhetin prej pothuajse 1.1 trilionë euro të BE. Dhe ky kombinim ofron shumë raste e momente për shantazhe, llogari të ndërlikuara dhe poza politike.

Angela Merkel dhe Bojko Borisov

Pas muajsh videokonferencash tani krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së po takohen personalisht për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Corona, sepse shumë aspekte të paketës, të buxhetit dhe të fondeve të ndihmës janë ende të diskutueshme.

Për këtë arsye do të jenë të nevojshme shumë diskutime dypalëshe apo tripalëshe për të arritur një marrëveshje në samit. Angela Merkel si Presidente e Këshillit të BE-së duhet të përpiqet këtë gjysmë viti që në biseda kokë më kokë t’i sjellë në një emërues të përbashkët qëndrimet dhe dëshirat ndryshme të kolegëve të saj evropianë.

Gatishmëri për kompromise

Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel beson se mund të arrihet një marrëveshje për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së dhe për paketën e planifikuar për ndihma për vendet ekonomia e të cilave është prekur më rëndë për shkak të krizës së Coronës. “Jam plotësisht i bindur se është e mundur që me guxim politik do të arrihet një marrëveshje,” tha Michel para fillimit të samitit të krerëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së në Bruksel.

Usula von der Leyen und Charles Michel

Në ftesën për samitin Charles Michel kishte përdorur një ton serioz dhe theksonte se bëhet fjalë për “një marrëveshje që është thelbësore për të mirën e qytetarëve tanë”. Dhe për të ndërtuar ura midis pozicioneve të kundërta, ai bëri javën e kaluar edhe një propozim për kompromise. Në zhargonin e BE-së, kjo quhet “kutia e negociatave” sepse përmban elemente që mund të kombinohen për të lejuar kompromise.

Kurse Presidenti francez Emmanuel Macron ishte më i kujdesshëm në deklaratat e tij: “Ky është një moment i së vërtetës dhe i ambiciespër Evropën,” tha Macron në Bruksel. Fjala është për projektin evropian, dhe “unë jam i sigurt, por i kujdesshëm” – tha presidenti francez.

Katër kursimtaret kërkojnë reforma në vendet përfituese

Vendet që do të marrin në të ardhmen ndihma për Coronën e mirëpresin propozimin për Fondin e Rindërtimit. Por Angela Merkel ende nuk ka i bindur shtetet donatore, veçanërisht “katër kursimtaret”, Austrinë, Suedinë, Danimarkën, Holandën, që kanë bërë thirrje për shkurtime dhe kërkesa të qarta për reforma të lidhura me fondin e ndihmës për Coronës

Kryeministri Hollandez Mark Rutte nënvizoi edhe një herë rëndësinë e solidaritetit në raste krizash. Megjithatë ai tha se në të njëjtën kohë duhet të jetë e mundur që vendeve që do të marrin ndihma t’u kërkohet të bëjnë gjithçka që herën tjetër të mund t’i zgjidhin vetë probleme të tilla për shembull përmes reformave në tregun e punës dhe pensioneve.

Presion nga anëtarët lindorë

Por presion nuk bëjnë vetëm “katër kursimtaret”. Edhe pse Hungaria do të përfitonte 7,4 miliardë euro nga fondi i ndihmave kryeministri i Viktor Orban ka kërcënuar madje se do të vërë veton ndaj të gjithë paketës financiare, nëse në buxhet do të sanksionohet mundësia e shkurtimit të fondeve të BE-së në rast se ndonjë vend anëtar shkel rregullat e sundimit të ligjit. Sidoqoftë në “kutinë e negociatave” për samitin, pasazhi përkatës duket se është zbutur.

Viktor Orban

Edhe parlamenti hungarez vendosi që nuk do ta miratojë paketën financiare e BE-së nëse nuk mbyllet procesi kundër Hungarisë për shkeljen e sundimit të ligjit. Kritikët e konsiderojnë këtë si shantazh të hapur.

Hungarisë i bashkohen edhe Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe deri dikur edhe Sllovenia. Qeveria në Varshavë po bëhet gjithnjë e më autokratike, në Pragë kreu i qeverisë po i fut fondet e BE-së në xhepat e veta dhe edhe ndaj vendeve fqinjë ka kritika. BE-ja po nxit me paratë e saj për vite me radhë zhvillime antidemokratike në pjesë të Evropës Lindore, thotë deputeti i Gjelbër Daniel Freund dhe kërkon që Angela Merkel të shprehet qartë në këtë drejtim. Kancelarja duhej ta mbajë premtimin e saj se do të ngulë këmbë për vlerat themelore demokratike. Sidoqoftë, diplomatët në Bruksel presin që fondi për Coronën të mos dështojë për shkak të mangësive në sundimin e ligjit.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike angela merkel fondi i rindertimit koronavirusi ne europe angela merkel fondi i rindertimit koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll
Politike 17 Korrik 2020, 10:12

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun e Erion Veliaj. Përmes një videoje që ka publikuar në Facebook, Zhupa deklar...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni