Aktualitet

Sherr për një vajzë mes të rinjve në Kavajë, plagoset në këmbë 29-vjeçari, Policia arreston autorin, në kërkim shokët e tij (EMRAT)

Sherr mes të rinjve në Kavajë. Mësohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë 29-vjeçari Mario Xhafa. Për këtë ngjarje Policia ka arrestuar 27-vjeçarin Viskont Hysi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri për një vajzë.
Featured image of article: Sherr për një vajzë mes të rinjve në Kavajë, plagoset në këmbë 29-vjeçari, Policia arreston autorin, në kërkim shokët e tij (EMRAT) Viskont Hysi dhe foto nga vendngjarja
Përditësuar:

KAVAJË- Plagosje me armë zjarri në Kavajë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, gjatë një sherri është plagosur me armë zjarri në këmbë 29-vjeçari Mario Xhafa. Burime për Dosja. al bëjnë me dije se Viskont Hysi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 29-vjeçari, pas debatit për një vajzë.

Autori pas ngjarjes së rëndë ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por pas një orë e gjysmë është arrestuar nga Policia. Sipas njoftimit të policisë së Kavajës, 27-vjeçari Viskon Hysi, që ndodhet i arrestuar për ngjarjen në fjalë ka vepruar me dy persona të tjerë, me inicialet S. V., 40 vjeç dhe E. C., 35 vjeç., të cilët janë shpallur aktualisht në kërkim.

Gjatë arrestimit të Hysit, policia bën me dije se ka sekuestruar dy automjete në emrin e 27-vjeçarit, katër aparate celularë dhe një antiplumb.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Viskont Hysi

Ndërkohë nëna e Xhafës ka deklaruar se djali kishte dalë për t’u qethur dhe ishte gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Më tej ajo shton, se i biri nuk ishte objektiv i sulmit dhe se nuk kishte konflikte me njeri.

J.V/Dosja.al

  • 15:32

    Zbardhet plagosja në Kavajë, Viskont Hysi veproi bashkë me dy persona të tjerë, në makinë iu gjet antiplumb, gëzhoja dhe katër celularë

    Është zbardhur plagosja e 29-vjeçarit Marjus Xhafa në Kavajë. Sipas njoftimit të policisë së Kavajës, 27-vjeçari Viskon Hysi, që ndodhet i arrestuar për ngjarjen në fjalë ka vepruar me dy persona të tjerë, me inicialet S. V., 40 vjeç dhe E. C., 35 vjeç., të cilët janë shpallur aktualisht në kërkim. Gjatë arrestimit të Hysit, policia bën me dije se ka sekuestruar dy automjete në emrin e 27-vjeçarit, katër aparate celularë dhe një antiplumb.  Njoftimi i policisë Kavajë: Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 29- vjeçari M. Xh. Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e 29-vjeçarit. Shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij. Sekuestrohet një antiplumb, dy automjete dhe katër telefona celular. Policia e Kavajës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit, tek ish-fabrika e letrës, në Kavajë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M. Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, organizoi punën duke ngritur pika kontrolli, krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe veprimeve të shpejta e profesionale, pas disa minutash u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të dyshuar të plagosjes me armë të 29-vjeçarit. Në vijim të veprimeve u bë e mundur gjetja e automjetit me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes autori kryesor dhe falë administrimit të provave materiale dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes. Në përfunim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes, kryer në bashkëpunim me shtetasit S. V., 40 vjeç dhe E. C., 35 vjeç. Të dy këta shtetas u shpallën në kërkim, së bashku me automjetin që janë larguar dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e automjetit në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin që drejtohej nga shtetasi V. H., brenda të cilit u gjetën një gëzhojë, një antiplumb, 4 aparate celular, si dhe një automjet tjetër në pronësi të shtetasit V. H. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim’’ e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

  • 07:10

    Sherr mes të rinjve në Kavajë, plagoset në këmbë 29-vjeçari, Policia arreston autorin

    Njoftimi i Policisë: Më datë 24.05.2020, rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, në Kavajë, për motive ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M.Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit. Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • 11:41

    Plagosja në Kavajë, flet nëna e të riut: Kishte dalë për t’u qethur, nuk ishte objektivi i sulmit

    Vendi ku ndodhi plagosja

    Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri, e 29-vjeçarit, Mario Xhafa, mëngjesin e sotëm në Kavajë. Nëna e të riut u shpreh për “Balkanweb”, se djali i saj kishte dalë në mbrëmje për t’u qethur dhe ishte gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Më tej ajo shton, se i biri nuk ishte objektiv i sulmit dhe se nuk kishte konflikte me njeri.

Shto Koment