Aktualitet

Sherr në Durrës, 24-vjeçarja zihet me bashkëshortin, hidhet nga ballkoni, vdes në vend

Një 24-vjeçare është hedhur nga ballkoni pas konfliktit që pati me bashkëshortin e saj, 31-vjeçarin me inicialet A.GJ. 
Featured image of article: Sherr në Durrës, 24-vjeçarja zihet me bashkëshortin, hidhet nga ballkoni, vdes në vend Ballkon
Përditësuar:

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Anisa Gjini, 24-vjeçare është hedhur nga ballkoni pas konfliktit që pati me bashkëshortin e saj, 31-vjeçarin Alfred Gjinin.

Hedhja nga ballkoni ka qënë fatale për të renë, pasi ndërroi jetë në vend. Policia ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj.

NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment